Profecia e frikshme e “Nostradamusit” italian e bërë 500 vjet më parë: Bora do na vrasë të gjithëve

Profecia e frikshme e “Nostradamusit” italian e bërë 500 vjet më parë: Bora do na vrasë të gjithëve

Italianët i tremben profecisë së Matteo Tafurit, i cili njihet edhe si “Nostradamusi” italian për shkak të parashikimeve të tij në të shkuarën në disa raste të vërtetuara. Mbi 500 vjet më parë filozofi italian bëri parashikimin apokaliptik që në dy ditë të njëpasnjëshme do të bierë borë në qytetin jugor italian, të Salentos atëherë kjo do të thotë 'fundin e botës'.

"Matteo Tafuri thotë se nëse do të bjerë borë për dy ditë rresht në Salento një vend i vogël afër provincës së Leçes, atëherë do i vijë edhe fundi botës", shkruan "Daily Mail".

Tafuri ka jetuar mes shekujve XIV dhe XVI në Salento ndërsa frika tek italianët se mos profecia e tij ndodh, ka të bëjë me faktin se ditët e fundit bora ka rënë edhe në Puglia në krahinën e Leçes, duke e shtuar të dridhurat tek njerëzit më shumë se sa i ftohti polar.

“Salento i palmave dhe erës së butë, Salento me borë. Dy ditë me borë, dy llampa në qiell dhe bota merr fund. E di nuk e supozoj”. Ky është teksti që paralajmëron fundin e botës thënë nga Tafuri që njihet edhe si “Sokrati i Soleto”, dorëshkrim të cilin e kishte fshehur nën arkitraun e shtëpisë së tij, të zbuluar së fundmi nga disa hulumtues.

Fjalët e Nostradamusit italian lidhen pak edhe me stemën që përfaqëson familjen e tij, pjesë e së cilës është një shqiponjë dykrenare. Sepse shqiponja dy krenare, është simbol lindor i stuhisë dhe akullit. Ndërsa palma, edhe ajo pjesë e stemës na rikujton të nxehtin në Salento, kurse dy rrufetë përfaqësojnë stuhitë e jashtëzakonshme të borës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy