
Trupi i komandantit të lartë ushtarak të Hezbollahut, Fuad Shukr, u gjet në rrënojat e një ndërtese në periferinë jugore të Bejrutit të mërkurën, një ditë pasi u godit nga një sulm izraelit, thanë dy burime libaneze të sigurisë, raporton Reuters.
Hezbollahu deklaroi më herët të mërkurën se Shukr kishte qenë në ndërtesën e goditur nga Izraeli, por nuk e konfirmoi fatin e tij.
Ushtria izraelite njoftoi të martën vonë se kishte vrarë Shukr, të cilin e quajti si komandantin më të lartë të Hezbollahut dhe të cilin e fajësoi për një sulm në fundjavë i cili la të vdekur dhjetëra të rinj në lartësitë Golan të pushtuara nga Izraeli.
Grupi terrorist Hezbollah konfirmoi vdekjen e Fuad Shukr dhe tha se lideri i tij, Hassan Nasrallah, do të mbajë një fjalim me rastin e funeralit të Shukr nesër.



