
Duke filluar nga ora 17:00, do të luhen dy sfidat e fundit për javën e 10-të në Superiore.
Teuta dhe Partizani, përballen mes tyre, ndeshje kjo e cila luhet në stadiumin “Arena e Demave” dhe transmetohet në MCN TV.
Skënderbeu pret në Korçë, kryesuesit e Egnatias, me përballjen që do të transmetohet në ekranin e MCN 24.
Pak minuta para fillimit, janë zbuluar edhe rreshtimet e katër skuadrave.
FORMACIONET ZYRTARE:
TEUTA: Dema, Kotobelli, Jazxhi, Qaqi, Beqja, Karabeci, Daja, Kruja, Gjinollari, Daci, Fili.
PARTIZANI: Hoxha, Antanaskoski, Bytyçi, Preka, Zekolli, Mehmeti, Maget, Rrapaj, Taipi, Cara, Bintsuka.
SKËNDERBEU: Alia, Rabiu, Rashica, Nikja, Gerco, Frashëri, Randi, Vangjeli, Merlim, Sebastine, Shaqe.
EGNATIA: Dobjani, Malota, Zejnullai, Xhemajli, Fangaj, Spahiu Ndreca, Aleksi, Paulauskas, Fernando, Iskandarli.



