Në Wuhan ku filloi koronavirusi rinis shkolla

Në Wuhan ku filloi koronavirusi rinis shkolla

Jeta në Wuhan, ku filloi gjithçka, ngadalë po kthehet në normalitet. Në rajonin e Kinës më të prekur nga koronavirusi, shkollat ​​rihapen dhe studentët kthehen në klasë duke marrë masat e asaj që do të jetë "normalja e re".

Në Hubei, provinca kineze simbol i koronavirusit, ka rihapur shkollat. Sidoqoftë, jo për të gjithë: vetëm studentët janë rikthyer, ndërsa më të vegjëlit do të duhet të qëndrojnë në shtëpi.

Maska, termometaër të temperaturës në hyrje dhe distancim shoqëror: këto janë rregullat e reja të detyrueshme në shkollë (gjithashtu distancimi të paktën një metër larg nga njëri-tjetri).

Datat e kthimit të studentëve të tjerë nuk janë përcaktuar ende, për shkak të tensioneve në qeveri. Edhe në Pekin dhe Shanghai, rifilluan mësimet vetëm studentët e vitit të fundit.

Kina drejt normalitetit

Në Hubei, ndërkohë, nuk ka pasur raste të reja të koronavirusit në 32 ditë, siç raportohet nga agjensia zyrtare Xinhua. Kina ka pasur vetëm dy raste të reja në 24 orët e kaluara në mbarë vendin. Shkurt, tendenca tregon se si Kina po del ngadalë nga ajo që ka qenë kriza më e rëndë në dekadat e fundit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy