Fleckenstein vlerëson zgjedhjet dhe ka një lajm të mirë për shqiptarët

Fleckenstein vlerëson zgjedhjet dhe ka një lajm të mirë për shqiptarët

Raportuesi për Shqipërinë Knut Fleckenstein vlerëson se zgjedhjet në Shqipëri ishin një test i kaluar me sukses. “Shqipëria e kaloi testin e zgjedhjeve, duke qenë se proçesi ishte i qetë dhe u pranua nga të gjitha palët”, tha eurodeputeti. Pretendimit për shit/blerje të votës, Fleckenstein thotë se duhet të ndiqen në rrugë ligjore.

“Nuk kam prova të shit/berjes së votës, por nëse ka prova për këtë, ato duhen të paraqiten para Gjykatës. Për mua shit/blerja e votës është një çështje nderi. Ata që blejnë votën dhe që e shesin atë, nuk kanë nder dhe shkatërrojnë vendin e tyre. Dhe nëse kjo vazhdon, atëherë mirupafshim”, u shpreh Fleckenstein.

Sipas eurodeputetit, është koha që Brukseli të hapë negociatat me Shqipërinë.

“Jo, nuk jam dakort me komisionerin Hahn, se ne kemi thënë që ka dy pika që duhen plotësuar për hapjen e negociatave. Zgjedhjet dhe fillimi i zbatimit të procesit të Vettingut. Ne duhet t’i përmbahemi kësaj dhe të hapim negociatat sa më shpejt të jetë e mundur”, deklaroi eurodeputeti Fleckenstein.

Kryeministri Edi Rama deklaroi në fillim të muajit se Shqipëria mund të aplikojë për hapjen e negociatave këtë vjeshtë. /abc/

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy