Aksident te QTU, një i vdekur në mes të rrugës (Pamje të rënda)

Aksident te QTU, një i vdekur në mes të rrugës (Pamje të rënda)

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një shtetasi ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën dytësore Tiranë-Durrës.

Dëshmitarë nga vendngjarja bëjnë të ditur se një trupë i pajetë është pikasur në mes të rrugës, ndërsa makina që e ka aksidentuar është larguar. Pamjet kanë shokuar kalimtarët e shumë ndërsa në redaksinë e Tema TV mbërrijnë fotot dhe videot amatore që tregojnë skenën e rëndë.

Mbërritja e shërbimit mjekësor dhe e forcave të rendit ka qenë e vonuar, raportojnë dëshmitarët.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 17.10.2016, rreth orës 19:05, në rrugën dytësore të Autostradës Tiranë-Durrës, pranë një qendre tregtare, një automjet me targa AA 730 MP që drejtohej nga shtetasi A. M., ka aksidentuar këmbësorin e seksit mashkull, rreth 60 vjeç, i cili ka ndërruar jetë në moment si pasojë e plagëve të marra.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Drejtuesi i mjetit është ndaluar në flagrancë dhe është shoqëruar nga shërbimet e Qarkullimit Rrugorë Tiranë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy