Policia Kufitare e Kapshticës ka goditur një rast të trafikut ndërkombëtar të drogës. Mësohet se Mustafa Molla, 56 vjeç nga Tirana është ndaluar nga policia Kufitare ditën e djeshme pasi nisur nga dyshimet e shfaqura ky mjet u përzgjodh nga shërbimet e Policisë Kufitare, për verifikim në vijën e dytë.
Gjatë kontrollit në skaner, u shfaqën dyshime se në pjesën e dyshemesë, mund të ishte fshehur lëndë e dyshuar narkotike.
Gjatë kontrollit të detajuar të mjetit konkretisht në një vend të modifikuar (midis sediljeve) u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale :
31 pako të mbështjella me letër natriban me peshë 32 Kg lëndë e dyshuar si narkotike Cannabis Sattiva.
Nga veprimet hetimore të kryera, si edhe marrja e deklarimeve rezulton se ai kishte si destinacion Turqinë.
Materialet për hetime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë të Krimeve të Rënda në Tiranë, për veprën penale: “Trafikimi i narkotikëve, mbetur në tentativë”.
