“Rusët planifikuan një pushtim, por janë detyruar të zmbrapsen”

“Rusët planifikuan një pushtim, por janë detyruar të zmbrapsen”

Problemet me të cilat po përballet së fundmi Rusia në Ukrainë me kundërofensivën e kësaj të fundit tregojnë se në këtë pikë që kanë mbërritur gjërat, forcat e saj ushtarake janë të paafta për të arritur qëllimin fillestar të presidentit Vladimir Putin për pushtimin e vendit, tha të premten shefi i zbulimit të Pentagonit.

"Po mbërrijmë në një pikë kur zoti Putin do të duhet të rishikojë objektivat e tij lidhur me operacionin në (Ukrainë)", tha gjeneral-lejtnant Scott Berrier, shef i zbulimit ushtarak amerikan gjatë një konferencë mbi çështje të zbulimit e sigurisë kombëtare shumë pranë Uashingtonit.

 “Aktualisht është mjaft e qartë se ai (Putini) nuk do të jetë në gjendje të realizojë atë që synoi në fillimet e operacionit", shtoi ai.

Rusia pësoi një tjetër goditje të madhe javën e kaluar, falë një kundërofensivë ukrainase që i detyroi trupat e saj të tërhiqen nga pjesa më e madhe e verilindjes së vendit.

"Rusët planifikuan një pushtim, por janë detyruar të zmbrapsen", tha zoti Berrier, duke përmendur gjithashtu dhe hezitimin e zotit Putin për të mobilizuar plotësisht forcat ruse në luftë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy