
Mjeku Admir Sinamati i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN lidhur me vdekjen e futbollistit Raphael Dwamena në mes të fushës së blerët, u shpreh se vdekja e tij ishte paralajmëruar nga mjekët.
Sipas Sinamatit mjeku nuk duhet të kishte firmosur që futbollisti Dwamena të luante. Më tej mjeku tha se fakti që futbollisti vuante nga një sëmundje të tillë që duhet të kontrollohej nga një pajisje, është e kuptueshme që këtij personi nuk i lejohet ngarkesa fizike, siç është futbolli.
Rasti e deshi që ngjarja të ndodhte në fushën e blertë dhe të kishte dëshmitarë kudo. Kur dëgjova që ka vdekur një futbollist në fushë, më dha përshtypjen e një ngjarje të rëndë. Kanë ndodhur raste të tilla, për këtë akuzohen një sërë sëmundjesh të padiagnostikuara.
Të nesërmen në mëngjes po lexoja diçka për fenomenin dhe arrita të kuptoj që ky futbollist e kishte ndërprerë karrierën e futbollit pas ndërhyrjes. Në 2017 ishte diagnostikuar dhe në 2020 kishte bërë ndërhyrjen. Deri në atë kohë nuk kishte asnjë reagim dhe si një qytetar, opinioni im është si i një qytetari. Ishte një reagim ku këtu nuk kemi të bëjmë me një vdekje të papritur, por të paralajmëruar.
Unë jam me zero informacion dhe nuk kam dashur të di se ka apo nuk ka një kartelë mjekësore dhe janë apo jo në dijeni se Dwamena kishte një problem kaq madhor. Fakti që ky vuante nga një sëmundje të tillë që duhet të kontrollohej nga një pajisje, është e kuptueshme që këtij personi nuk i lejohet ngarkesa fizike, siç është futbolli. Këtu hapet pikëpyetje të trajtohet futbolli si sport apo si skllavëri? Si mund të trajtohet një personazh sepse në rastin e këtij fenomeni.. në këtë rast duhet të thotë vetë mjeku që unë nuk firmos që ti je i aftë për këtë aktivitet fizik.



