Një kg lëndë e dyshuar narkotike e llojt kokainë është sekuestruar nga policia e kryeqytetit në kuadër të operacionit ” January”. Operacioni është kryer mbrëmë ndërsa në pranga janë vënë
Gjergji Gjinaj, 49 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike” dhe Ismail Alushi, 53 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për “Falsifikim të dokumenteve”.
Policia ka shpallur në kërkim edhe A. K., 41 vjeç, banues në Tiranë.
Tre personat e mësipërm dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kryenin aktivitetin kriminal të shitjes së lëndëve narkotike të llojit kokainë dhe heroinë në zona të ndryshme të Tiranës.
Lëndën narkotike e siguronin tek shtetasi Ismail Allushi.



