Shpërthejnë bombolat e oksigjenit/ Zjarr në qendër të Milanos, një i plagosur

Shpërthejnë bombolat e oksigjenit/ Zjarr në qendër të Milanos, një i plagosur

Një zjarr i madh shpërtheu në qendër të Milanos, i shkaktuar nga shpërthimi i bombolave ​​të oksigjenit që ndodheshin në një furgon të parkuar në rrugë. 

Mediat italiane raportojnë për një të plagosur që ka marrë dëmtime në dorë.

Nga zjarri i shkaktuar janë përfshirë 5 automjete të parkuara. Një ndërtesë dhe një kopsht fëmijësh u evakuuan.

Bombolat ishin të destinuara për një farmaci në katin e parë, e cila u përfshi nga flakët, bashkë me një apartament në katin e dytë të një pallati. I plagosuri ishte drejtues i furgonit ku ndodhi shpërthimi. Rrugët përreth godinës janë mbyllur për të lejuar ndërhyrjen e zjarrfikësve.

"Dëgjova shpërthimin - tha një i ri që mbërriti në vend - unë jetoj këtu, humba motorin dhe makinën time të cilat morën flakë, hyra në ndërtesë për të marrë macet e mia por kishte shumë tym". Në vendngjarje ka mbërritur edhe zv/prokurorja Tiziana Siciliano me disa hetues të ekipit të policisë gjyqësore për kontroll.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy