Kamberi: Nuk përjashtohet ndikimi rus në Shqipëri. Për shkak të lidhjeve jo të ngushta mes dy vendeve, flitet vetëm për hipoteza

Kamberi: Nuk përjashtohet ndikimi rus në Shqipëri. Për shkak të lidhjeve jo të ngushta mes dy vendeve, flitet vetëm për hipoteza

Vetëm një ditë më parë në komisionin parlamentar për dezinformimin ministri i brendshëm Ervin Hoxha deklaroi se Rusia ka hapur një luftë hibride në Ballkanin Perëndimor duke përfshirë edhe Shqipërinë.

Eksperti për Marrëdhëniet Ndërkombëtare, Geron Kamberi, në studion e “MCN informacion” analizon konceptin e luftës hidride dhe ndikimin e saj në Ballkanin Perëndimor.

Koncepti i luftës hibride është një koncept i cili ka lindur viteve të fundit e që ka të bëj më kundërvëniet që shtetet e ndryshme bëjnë përkundrejt të tjerëve duke përdorur jo format e luftë tradicionale që tashmë njihen nga të gjithë, pra kundërvënia ushtarake, por duke përdorur elementë të tjerë me të cilët mund të ndikosh, apo mund të ndikojë te opinionet  e të tjerëve, pra, mediat sociale, infrastrukturat kritike, internetin, etj.

Koncepti i luftës hibride ka lindur nga mjetet e reja më të cilat shoqëria globale funksionon dhe mbi këtë koncept janë ndërtuar bazat e luftës hibride, ndër të cilat është deziformimi përmes rrjeteve sociale, faqeve te interneti, etj.

Eksperti i Marrëdhënieve ndërkombëtare Geron Kamberi, nuk e përjashton ndikimin rus për një luftë hibride në Ballkan, por për të, për shkak të lidhjeve jo të ngushta me Rusinë, ky ndikim shihet akoma në fazën e hipotezave.

Se sa rrezik global paraqet kjo për Ballkanin Perëndimor, për tu kthyer te Shqipëria, për ta folur për rreziqet, do të thotë së pari të biem dakord çfarë nënkupton terreni dezinformim dhe se si është shpërfaqur në Ballkan apo në Shqipëri.

Përsa i përket ndikimit rus, unë do të theksoja se Shqipëria, është një vend i cili marrëdhëniet me Rusinë që nga vitet ‘60 i ka shkëputur dhe i ka lidhur pas viteve të 90ta dhe këto marrëdhënie kanë qenë më shumë të karakterit formal diplomatik.

Rusia për hir të së vërtetës, dhe traditës, etj, nuk ka lidhje të ngushta, apo prejardhje minoritetesh që kanë të bëjnë më Rusinë, përkundrejt vendeve të Ballkanit kanë ndjesinë e përbashkët . dhe vetvetiu këto rrethana në gjykimin tim e bëjnë jo fort të dukshëm që Rusia të ndikojë në Shqipëri. Megjithatë kjo nuk e përjashton ndikimin por gjithnjë jemi në nivelin hipotezave.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy