
Marrja nga Sllovenia e Presidencës së Këshillit Europian nuk shihet shpresëdhënëse nga Prishtina, sa i përket liberalizimit të vizave. Raportuesja e Kosovës në Parlamentin Europian tha se Sllovenia nuk do të mund të lobojë sa duhet, ndërsa skeptike duket edhe LDK-ja.



