Disa aktorë nga Kosova kaluan 10 orë mes komisariateve të Kukësit dhe Tiranës në natën e 4 shkurtit, pasi ngatërrimit nga policia shqiptare të emrit të një gruaje që do të arrestohej si pjesë e një grupi tritoli.
Dramaturgu Jeton Neziraj duke folur në edicionin e lajmeve në MCN TV lidhur me këtë ngjarje tha se u përball me arrogancë, si dhe gjuhë intimiduese e seksiste nga policia shqiptare.
Neziraj vë në dukje se policia shqiptare nuk i jepte informacion se përse ishin ndaluar dhe kishte presion që aktorët të pranon që ishin pjesë e grupit që po kërkohej nga “blutë”.
Ne sapo ktheheshim prej Italisë sepse kishim edhe vulat dalëse nga Italia dhe hyrëse në Aeroportin e Rinasit. Pra përballë fakteve tona ata ishin të parëndësishëm në atë çfarë thonin, nuk donin të konfrontoheshin me të dhënat. Thjesht u interesonte Flaka, ironikisht gjysma e Kosovës quhet flaka, dhe kështu ne u bëmë pjesë e aventurës jo të këndshme të konfrontimeve dhe përplasjeve nga një vend në një vend tjetër, qëndrimit në vende jo të dinjittshme në hapësirat policore.
Në Kukës jemi mbajtur për 3 orë në oborrin e stacionit policor, ndërkohë që nuk kishim informacion se për çfarë bëhej fjalë, për çfarë akuzoheshim, apo ishim dëshmitarë, në cfarë cilësie. Çdo përpjekje për të marrë informacione të kësaj natyre haste në arrogancë policore, sepse me gjasë s’ishin mësuar që i ndaluari të kërkonte informacion. Sepse përshtypja se si një pjesë e tyre e trajtojnë qytetarin e ndaluar është që ai domosdoshmërisht i lidhur me një krim, me një faj.
Kështu na kanë trajtuar në Kukës. Ka pasur përplasje, kërcënime të vogla, gjuhë nga sharlatanë të zakonshëm që gjenden në çdo polici. Problemi kryesor ka nisur kur jemi transferuar në Tiranë, ku jam gjendur në një dhomë me njerëz të profileve të ndryshme. Një situatë jo fortë e këndshme, ku ti ballafaqohesh me një akuzë, por s’je i akuzuar, statusi yt ishte i paqartë, sepse në thuhej jeni të shoqëruar, jo të burgosur, një fjali më e rafinuar si duket, por në të njëjtën kohë s’e dinim pse ishim të shoqëruar. Ka pasur edhe gjëra jo fort të këndshme, ka pasur shtymje, vënie prangash, ka pasur kërcënime, ka pasur shantazh, ftesë për të pranuar faktin që i takonim të njëjtit grup tritoli. U sqaruam më në fund”.



