23 vjetori i vrasjes së Azem Hajdarit/ Basha dhe Meta me mesazhe publike

23 vjetori i vrasjes së Azem Hajdarit/ Basha dhe Meta me mesazhe publike

Në përkujtim të 23 vjetorit të vrasjes së kryedemokrati Lulzim Basha dhe drejtues të tjerë të PD-së zhvilluan sot homazhe në Memorialin e liderit të Lëvizjes Studentore Azem Hajdari, dhe kanë vendosur edhe kurora me lule. 

Basha thekson se Hajdari do të mbahet mend si lideri dhe njeriu që ndezi shpirtrat dhe vrau frikën e shqiptarëve anembanë vendit për liri dhe demokraci.

Basha tha se vepra e tij është një model frymëzimi për të mos iu nënshtruar dhunës së regjimit.

Sot, si çdo 12 shtator, përkujtojmë liderin e Lëvizjes Studentore, njeriun që ndezi shpirtrat dhe vrau frikën e shqiptarëve anembanë vendit për liri dhe demokraci, të paharrueshmin Azem Hajdari dhe mikun e bashkëluftëtarin e tij, Besnik Çera.

Vepra dhe sakrifica e Azem Hajdarit mbetet model frymëzimi për të mos iu nënshtruar dhunës së regjimit, për të luftuar me vendosmërinë e heroit të demokracisë dhe për të çuar deri në fund idealin e Shqipërisë si gjithë Europa.

Mirënjohja dhe krenaria për Azem Hajdarin na bashkon, sidomos kur fatet e demokracisë janë të pasigurta dhe perspektiva europiane e Shqipërisë kërcënohet nga regjimi i pakicës së korrupsionit dhe krimit.

Si demokratë ne mbajmë në zemrat tona kujtimin më të mirë për tribunin e pavdekshëm, që sot e përgjithmonë na nxit të qëndrojmë dhe të luftojmë të bashkuar deri në triumfin e lirisë dhe demokracisë. I paharruar kujtimi i tij!

Edhe Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka përkujtuar Azem Hajdarin, një nga themeluesit e Partisë Demokratike, në 23 vjetorin e vrasjes së tij.

Përmes një postimi në median sociale Facebook, Meta ka shprehur “nderim, respekt dhe mirënjohje ndaj veprës së përjetshme të Azem Hajdarit, udhëheqësit të ‘Lëvizjes Studentore’, që solli pluralizmin politik dhe demokracinë”.

“Energjia dhe guximi i tij”, për Metën, “duhet të frymëzojnë përpjekjet tona për një Shqipëri si gjithë Europa!”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy