
Gjërat për Milan duket se do të ndryshojnë, pasi kompania që kontrollon klubin nuk ka stabilitet financiar. Fondi Elliott i ka zhvendosur një pjesë të aksioneve të AC Milan. Kompania luksemburgase që kontrollon klubin ka regjistruar një humbje prej më shumë se një miliard, saktësisht 1 046 977 327.85 euro. Në këto javë vendimtare, ndërsa po bëhet edhe rinovimi i kontratës së Zlatan Ibrahimoviç, ka pasur disa transaksione të rëndësishme financiare, mes tyre, një transferim i aksioneve drejt dy kompanive në Delaëare. Lëvizje të tilla mund të sjellin ndryshime në strukturën e klubit. A po largohet Paul Singer, 76 vjeç, numri një i grupit të menaxhimit të investimeve, për t’i hapur rrugën dikujt tjetër? Muajt e fundit ka qarkulluar emri i Bernard Arnault, pronari i gjigantit luksoz LVMH, por thashethemet për interesin e tij për ekipin e Stefano Pioli nuk janë konfirmuar kurrë.
Elliott Management Corporation u bë pronare e AC Milan në verën e vitit 2018, pasi dha garanci për mospagimin e Yonghong Li. Kjo e fundit kompania kinezja pa kapitale që në prill 2017, e bleu Milanin nga Berlusconi për 740 milion, edhe falë parave të Elliott, mbi 300 milion. Është akoma e pashpjegueshme se si një sipërmarrës i panjohur (edhe në Kinë), ia doli të ulej në në atë tryezë bisedimesh, të mbyllë një nga negociatat më të rëndësishme të futbollit ndonjëherë dhe të marrë një financim të tillë.
Viti i fundit duket se ka qenë problematik për financat e klubit. Në 30 qershor është regjistruar një humbje prej mbi një miliardë euro. Situata nuk është përmirësuar as më vonë, pasi rezultatet sportive nuk kanë ndihmuar dhe kostoja "fikse" e administrimit të kompanisë është rreth 10 milionë euro në muaj. Një problem serioz edhe për një investitor me peshë si Elliott (32 miliardë euro nën menaxhim) i cili nuk është mësuar të regjistrojë humbje kapitale.



