Kuvendi i hap rrugë ndërtimit të kullës 350 m të lartë në Tiranë

Kuvendi i hap rrugë ndërtimit të kullës 350 m të lartë në Tiranë

Është miratuar ditën e sotme në Kuvend pr/vendimi i qeverisë, që i hap rrugë ndërtimit të kullës më të lartë në Tiranë.

Ndërtesa do të ketë një lartësi prej 350 metrash, dhe do të ndërtohet në Bulevardin e ri të Tiranës.

Kulla do të ndërtohet nga kompani e njohur arabe “Al Habtoor Investment”, e cila ka premtuar se do të investojë 250 milion dollarë ndaj qeveria shqiptare e përjashton nga çdo lloj takse për 15 vjet.

Po kështu kompanisë nga Dubai do ti falen plot 25 mijë metrave katrorë truall. Ndërsa, qeveria në këmbim do të marrë disa ambiente që do t’i përdorë për Bashkinë e Tiranës.

78 deputetë të Kuvendit votuan pro ndërtimit të saj, ndërsa njëri abstenoi. Firmosja e kësaj kontrate duhet të kalonte me çdo kusht nga Kuvendit duke qënë se firma arabe që do ta ndërtojë “Al Habtoor Investment” ka kërkuar të përjashtohet nga taksat.

Në këmbim të projektit ku do të investohen 250 milion dollarë, firma kërkon përjashtim nga çdo lloj takse për 15 vjet dhe faljen e 25 mijë metrave katrorë truall në fund të bulevardit të ri të Tiranës, meqenëse do të punësojë 6000 njerëz gjatë ndërtimit dhe 3000 pas përfundimit.

Në total vlera ekonomike e kësaj vepre nëse shitet arrin në 483 milion dollarë. Ambientet do të kenë si qëllim banimin, dhënien e shërbimeve dhe hotelerinë. Kompania “Al Habtoor Investment” ka premtuar se do të përfundojë ndërtimin për 3 vjet.

Kujtojmë se projektin ambicioz e prezantoi vetë kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy