
Gazetarja Klodiana Lala e ftuar në emisionin ;Të Peakspozuarit; në MCN TV ka komentuar kontrollin qëe SPAK ka ushtruar para pak ditësh në banesat e familjarëve të kryetarit të bashkisë Erion Veliaj.
Ajo bëri të ditur se nga kontrollet e ushtruara hetuesit e byrosë kanë sekuestruar telefonin e bashkëshortes së tij Ajola Xoxa si dhe dokumente me rëndësi dhe një sasi të konsiderueshme parash në galerinë që ajo drejton, po ashtu dokumente janë sekuestruar dhe në kompaninë e vëllait të tij Arbër Veliaj.
Sipas saj hetimi për Veliajn ka të bëjë me pasurinë e tij dhe të familjarëve dhe janë në një fazë të avancuar në atë që quhet pika e vlimit.
Në kuadër të një hetimi pasuror të çelur nga SPAK i është bërë kontroll familjarëve të kryetarit të bashkisë Erion Veliajt. Gjykata e posaçme rezulton se ka firmosur disa urdhër kontrolle të banesave dhe personale.
Konkretisht hetuesit e byrosë së hetimit janë paraqitur te rezidenca Kodra e Diellit për të zbatuar vendimin për kontroll personal të bashkëshortes së Veliaj Ajola Xoxa kanë hyrë në ambientet e banesës dhe kanë sekuestruar telefonin e saj.
Kanë ushtruar kontroll pranë qendrës Harabel, një qendër që administron Xoxa për çështje që kanë të bëjnë me artin dhe kulturën dhe është bërë kontroll jo vetëm në galeri por dhe zyrën e saj ku janë gjetur dhe një sasi e konsiderueshme parash. Janë sekuestruar dhe paratë dhe dokumente që sipas hetuesve konsiderohen të rëndësishme për hetimin.
Në momentin që është kryer ky kontroll Veliaj është gjendur në Hamburg të Gjermanisë dhe është kthyer po atë ditë por në mbrëmje. Sa i përket vëllait të tij Arbër Veliaj është kryer kontroll në dy vilat e tij një në Kodrën e Diellit dhe tjetra në Qerret të Kavajës, por nuk është gjetur asnjë send me vlerë, ndërsa në kompaninë e tij gogël janë sekuestruar dokumente.
Ndërkohë vendimi i gjykatës së posaçme në një pjesë nuk është ekzekutuar sepse nuk është sekuestruar telefoni i Arbër Velaijt sepse ka qenë në Vienë dhe tani nuk dihet se si do vijohet me këtë pjesë të pa zbatuar të vendimit. Ajo që mund të konfirmoj duhet të presim ankimimin e avokatëve për të mësuar se sa është dhe shuma e parave të sekuestruar dhe për të parë se çfarë ata synojnë.
Janë disa çështje paralele ky hetim që po flasim që është ushtruar dhe kontroll i banesave është hetim që ka të bëjë me pasurinë e Veliajt, familjarëve të tij. Ndërkohë prokuroria e posaçme ka dhe hetime paralele roli në aferën e inceneratorit të Tiranës dhe çështja tjetër paralele ka të bëjë me aferën 5D që ka dërguar deri tani 3 nga drejtorët kryesorë të bashkisë.
Këto janë tre dosjet më të rëndësishme që është i përfshirë roli i Veliajt. Hetimi për Veliajn është në një fazë të avancuar në atë që quhet pika e vlimit dhe nëse SPAK e merr atë në përgjegjësi penale për mua SPAK e kalon testin.



