Mediu pas takimit me Berishën: Kemi besim te Basha, nuk ndihemi të përjashtuar (VIDEO)

Mediu pas takimit me Berishën: Kemi besim te Basha, nuk ndihemi të përjashtuar (VIDEO)

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka zhvilluar një takim me ish-kryeministrin Berisha.

Takimi Mediu-Berisha u zhvillua në zyrën e këtij të fundit, pas një takimi që ish-kreu i PD-së pati me ish-kreun e LSI-së dhe president i zgjedhur, Ilir Meta.

Në përfundim të takimit me Berishën, Mediu tha se kreu i PD-së përfaqëson edhe interesat e partive të vogla të opozitës. Mediu tha se për PR-në është me rëndësi që të gjithçka që vendoset në marrëveshje të jetë në favor të qytetarëve.   

“PR dhe PD kanë qëndrime të përbashkëta. Kur fola për mirëbesim, nënkuptoj se Basha nuk flet vetëm në emër të PD-së por të gjitha partive me të cilat ka bërë konsultime të përbashkëta. Ne duhej të ishim në një udhëtim për në SHBA së bashku me Bashën, por e anuluam. Në takimin e djeshëm me Bashën nuk hymë në detaje në lidhje me marrëveshjen.  Nuk ndihemi të përjashtuar. Ne dhe zoti Duka dhamë një mundësi që palët të ulen. Për ne është e rëndësishme se sa janë brenda kësaj marrëveshjeje interesat e shqiptarëve”, tha ai. 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy