Kim për “pendesën” e Mziut: Grupet e armatosura i përkasin të kaluarës, t’i refuzojmë

Kim për “pendesën” e Mziut: Grupet e armatosura i përkasin të kaluarës, t’i refuzojmë

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim ka reaguar menjëherë pas pendesës që bëri sot Xhelal Mziu, pas një thirrje të bërë nga vetë ai dje, se kushdo i dyshuar për blerje votash do e priste i njëjti fat siç ndodhi me Pjerin Xhuvanin i cili u vra në Elbasan.

Yuri Kim shprehet se grupet e armatosura që mbajnë anën e ndonjë partie i përkasin të kaluarës të shëmtuar që duhet ta refuzojmë.

“Mirë të shohësh ndjesë të qartë nga Dibra. Dhuna e shkaktuar Elbasanit këtë javë nuk mund të justifikohet, nuk duhet të përsëritet. Ditët e grupeve të armatosura që mbajnë anën e ndonjë partie politike dhe “patrullojnë” rrugët i përkasin të kaluarës – një e kaluar e shëmtuar që të gjithë ne duhet ta refuzojmë.”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy