Një kartë e rrallë “Pokemon” shitet për… 55 mijë $

Një kartë e rrallë “Pokemon” shitet për… 55 mijë $

Një kartë e rrallë “Pokemon”, “Pikachu Illustrator”, u shit sot në ankand me vlerën rekord prej 54 970 dollarë, njoftoi sot shtëpia që organizonte këtë shitje në Los Anxhelos.

Kjo kartë, që ekziston vetëm në 39 ekzemplarë në të gjithë botën, u ble nga një koleksionist i paidentifikuar nga Hong Kongu gjatë këtij evenimenti të organizuar të shtunën në Beverly Hills.

Shitësi, banues në SHBA, është rreth 20 vjeç dhe koleksionon kartat “Pokemon” që kur ishte adoleshent.

Për herë të parë një kartë “Pikachu Illustrator” u shit për rreth 23 000 dollarë në fillim të viteve 2000.

E konsideruar nga koleksionistët si karta më emblematike mes kartave “Pokemon”, ajo është ideuar nga Atsuko Nishida, i cili ka pikturuar brejtësin e vogël të verdhë Pikachu duke mbajtur mjete për vizatim.

Fenomeni “Pokemon” ka lindur në Japoni në vitin 1996, duke u shndëruar në një fenomen botëror që ka frymëzuar filma dhe lojëra nga më të ndryshmet.

Tashmë ekziston edhe si aplikacion për telefona që quhet “Pokemon Go” dhe është bërë shumë popullor, me më shumë se 20 milionë përdorues aktivë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy