Mjetet e AI i kursejnë kohë kompanive, por ato duhet të mësojnë të pranojnë atë që nuk mund të bëjnë dhe të kërkojnë ndihmë nëse kanë nevojë.
Këto janë fjalët e Vik Singh, nënkryetar i Microsoft, një prej kompanive që është fokusuar më shumë në teknologji, duke investuar edhe në OpenAI, kompaninë mëmë të ChatGpt.
Që nga shpërthimi i fenomenit të inteligjencës artificiale, përdorimet e modeleve të AI janë shumëfishuar, por po ashtu janë shumuar edhe gabimet.
“Për të qenë i sinqertë, gjëja që mungon vërtet sot është një model i AI që ngre dorën dhe thotë 'Hej, nuk jam i sigurt, kam nevojë për ndihmë'", tha Singh në një intervistë.
Për Singh, gabimet janë një problem i rëndësishëm për t'u zgjidhur, sepse klientët e chatbot-it nuk mund të përballojnë që ai të shpikë përgjigje.



