Në pritje të derbit Partizani-Tirana, ja rrugët që bllokohen

Në pritje të derbit Partizani-Tirana, ja rrugët që bllokohen

Policia merr masat për garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë ndeshjes sportive Partizani-Tirana, që zhvillohet në orën 19:00, në stadiumin “Air Albania". Në njoftimin e saj, policia e Tiranës kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për kufizimin e qarkullimit të mjeteve nga ora 16:00 deri në përfundim të aktivitetit, në segmentet rrugore që do të jenë të bllokuara.

Në njoftimin për shtyp, Policia e Tiranës kërkon mirëkuptimin e tifozerive respektive në zbatimin e detyrimeve të mësipërme, si dhe mirëkuptimin e qytetarëve për të evituar lëvizjen me automjete në segmentet rrugore të lartpërmendura në oraret e caktuara.

“Do të ushtrohen kontrolle ndaj tifozëve para hyrjes në stadium për sende të kundërligjshme (si armë apo lëndë piroteknike etj ). Çdo tifoz duhet të jetë i pajisur me dokument identifikimi. Nuk do të lejohen të futen në stadium fëmijët nën moshën 16 vjeç, pa praninë e prindërit apo kujdestarit”, thuhet në njoftim.

Ndërsa në rast të prishjes së rendit dhe qetësisë publike, policia do të ndërhyjë në ambientet e brendshme të stadiumit për rivendosjen e rendit dhe shoqërimin e shkelësve të ligjit në ambientet e Policisë për procedim penal apo administrativ.

Ndeshja e mbrëmjes së sotme mes Partizanit dhe Tiranës ka zgjuar interesin e jashtëzakonshëm të dy tifozerive. Takimi i mbrëmjes së të premtes është ndeshja e dytë që mbahet në stadiumin e ri në kryeqytet.

Ky është derbi i 155 mes Partizanit dhe Tiranës, me një bilanc fitoresh që rëndon në krahun e Partizanit. Dy skuadrat janë konkurrente për titullin kampion të Superligës Shqiptare. Në renditje, Partizani ka numër më të madh pikësh, 6 më shumë në raport me Tiranën.  

Rrugët e bllokuara

• Sheshi “Nënë Tereza”;

• Pjesë të segmentit të rrugës “Lek Dukagjini”;

• Rruga “Dervish Hima”;

• Përreth stadiumit “Air Albania” ;

• Do të kufizohen rrugëkalimet gjatë kohës së kalimit të tifozëve të Partizanit dhe Tiranës.

Po kështu, policia e kryeqytetit u kërkon tifozëve të dy klubeve sportive të zbatojnë kërkesat e mëposhtme:

1. Tifozët e Sport Klub Partizanit do të grumbullohen tek 21 Dhjetori dhe do të kalojnë në itinerarin për tek stadiumi "Air Albania” nga:

• 21 Dhjetori;

•ura “Vasil Shanto”;

•kryqëzimi i rrugës “Komuna e Parisit”,

• rruga “Sulejman Delvina”;

• Libri Univeristar; 

• Presidenca drejt për tek COIN;

• Hyrjet tek tribuna N dhe E të stadiumit dhe anasjelltas;

2. Tifozët e Klub Sport Tirana do të grumbullohen te Teatri i Kukullave dhe do të kalojnë në itinerarin për tek stadiumi "Air Albania” nga;

• Ministria e Brendshme, Pedonalja;

•rruga “Xhorxh Bush”;

•Ura e Elbasanit, rruga e “Elbasanit”;

• Ambasada e SHBA-së;

• Kthim në rrugën “Dervish Hima;

• Kthim në rrugën “Sheh Ahmet Pazari”;

• Tribuna “S” dhe kthim anasjelltas;

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy