Turqi, arrestohen njerëz të Gylenit

Turqi, arrestohen njerëz të Gylenit

Nuk reshtin operacionet kundër organizatës së Fetullah Gylenit, klerikut që është shpallur nga presidenti turk Erdogan si “krijues i shtetit paralel”

 

Policia e Turqisë ka arrestuar 11 punonjës të një organizate joqeveritare të themeluar për të ndihmuar studentët, ndërsa nën dyshimin se kanë përkrahur grupin e Fetullah Gylenit.

 

Siç bën të ditur televizioni publik turk TRT, të dyshuarit kanë pasur nën kontroll studentë nga universitetet private, kolegjet dhe shkollat e larta të cilët u kanë shërbyer atyre pasi më herët i kanë stërvitur për lëndët e provimeve shtetërore duke i sistemuar në polici, ushtri dhe institucione të tjera të shtetit.

 

Policia e Bursës zbatoi aksionin e arrestimeve në zyrat e OJQ-së dhe shtëpitë private, pasi në periudhën e fundit katër mujore kishte kryer hetime intensive.

 

Hetimet për "shtetin paralel" të nisura në vitin 2014-të kanë rezultuar me qindra shërbyes civilë të arrestuar, përfshirë policë dhe prokurorë publikë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy