Ekzekutimi në lokal, ja kush janë shqiptarët e vrarë në Zvicër

Ekzekutimi në lokal, ja kush janë shqiptarët e vrarë në Zvicër

Në barin Cafe 56 në Kleinbasel, (Bazel, Zvicër) të enjten u vranë dy shqiptar dhe njëri u plagos rëndë.

Mediat lokale kanë bërë të ditur identitetin e tyre. Ngjarja e rëndë ndodhi në lokalin e Skënder I. nga Maqedonia në rrugën Erlenstrasse pak përpara orës 20:00.

Sipas Prokurorisë së Bazel, dy burra kanë hap zjarr kundër klientëve të lokalit dhe u larguan menjëherë.

Ata janë ende në arrati, ndërsa lanë të vdekur 28­vjeçarin Mirjan B. dhe 39 vjeçarin Gent S..

I plagosuri rëndë që ndodhet jashtë rrezikut për jetë është 24­vjeçari Festim D., shkruan “20min”. 

Një i njohur i familjes tregon se është thirrur nga familja e Mirjanit të ndjerë që i kishin treguar se njëri nga viktimat është djali i tyre.

“Ata ishin tmerrësisht keq dhe vajtonin,” kujton i njohuri i familjes që kishte nisur menjëherë nga Italia në Zvicër.

Ai e paraqet Mirjanin si një të ri me personalitet të shkëlqyer dhe karakter të fortë.

“Për të tjerët ai jepte edhe kafshatën e fundit. Ishte mjaft miqësor.”

Gjithçka kishte qenë paqësore në tavolinën e viktimave kur papritur një person futet në lokal dhe hap zjarr pa paralajmërim.

Herën e parë qëllon mbi Festimin, ndërsa më pas ngrihet në këmbë Mirjani për të marrë armën e agresorit, por goditet nga plumbat së bashku me Gentin.

Se kush janë agresorët nuk dihet, por të gjithë në tavolinë qëndronin si turistë në Zvicër.

Genti la dy fëmijë jetimë. Sipas të afërmve, agresorët mund të jenë larguar në Shqipëri pas dramës. /BS

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy