“Shtëpia e barit” në Vlorë, shkon në 4 numri i të arrestuarve/ Emrat

“Shtëpia e barit” në Vlorë, shkon në 4 numri i të arrestuarve/ Emrat

Shkon në katër numri i të arrestuarve gjatë operacionit të koduar “Kushtrimi”, ku pas të arrestuarit të parë janë vënë në pranga dhe tre të tjerë.

Gjatë ditës së djeshme, e mërkurë, u bë arrestimi i Elmaz Elmazit, 33 vjeç, Erand Malkaj, 32 vjeç, banues në Vlorë, me detyrë elektricistë pranë OSHEE Vlorë, dhe Marsel Rrapaj, 33 vjeç, banues në Vlorë, me detyrë faturist pranë OSHEE Vlorë, për veprën penale “Shpërdorim i detyrës”.

Arrestimi i tyre, u bë pasi në zonën që ata kishin në monitorim, nuk kanë konstatuar lidhjet e paligjshme të energjisë elektrike në banesën në përdorim nga A. Rr., e cila ishte përshtatur si ambient për kultivimin e bimëve narkotike kanabis sativa në kushte laboratorike.

Gjatë operacionit u zbulua një banesë e përshtatur për kultivimin e kanabisit, me anë të llambave, si dhe u konstatua lidhje e paligjshme elektrike.

Në banesën në përdorim nga Anest Rrapaj, në lagjen “Kushtrimi”, u gjetën të kultivuara në kova plastike, në një ambient të mbyllur, rreth 330 bimë narkotike, mbi të cilat ishin të vendosura 88 llamba, 18 freskuese, 5 aspiratorë dhe objekte të tjera që shërbejnë për kultivimin e bimëve narkotike në ambiente të mbyllura, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me një sasi materiali bimor kanabis sativa në proces tharjeje.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy