Foto /Ja çfarë duhet të merni për pushime

Foto /Ja çfarë duhet të merni për pushime

Bëni gati pasaportën dhe rrobat pasi sezoni i pushimeve verore është duke mbërritur!

Nëse keni në plan të shkoni një fundjavë në plazh me shoqërinë tuaj, në një destinacion ekzotik ndërkombëtar, ose të vizitoni një qytet, do t’ju duhen disa ide të mrekullueshme veshjesh për të gjitha planet tuaja të udhëtimit.

Nëse ka diçka që të famshmit e dinë, është ajo që duhet të marrin në një udhëtim. Kështu që frymëzohuni duke ndjekur disa këshilla se çfarë duhet të merrni me vete kur të ikni me pushime.

Veshjet e rrugës dhe të kthimit-Para se të fillojmë të flasim për pushime, ju duhet të shkoni atje, kështu që le të diskutojmë se çfarë duhet të vishni në avion, tren apo makinë. Ju duhen veshje të rehatshme kështu që harrojini bizhutë e shtrenjta, fustanet e ngushta dhe bëni gati rroba dhe aksesorë të rehatshëm.  Këmisha dhe xhinset janë dy veshjet thelbësore të gardërobës. Zgjidhni këmishën e bardhë verore me lule Frankie Morello, e cila është ideale për kombinimet verore dhe xhinset Liu Jo, që mund t’i kombinoni me taka të larta, në raste te veçanta.

Fustanet-Për festat e plazhit

Të gjithë i duan festat, veçanërisht ato që bëhen buzë detit. Por çfarë të veshësh në to. Ju mund të zgjidhni të shkoni me rroba banje por më ideale do të ishte një fustan veror si fustani i shkurtër nga Patrizia Pepe, që është elastik te pjesa e belit dhe mjaft komod.

Për daljet në darkë-Për daljet në darkë ju sugjerojmë sërish një fustan të rehatshëm por këtë herë më elegant. Kështu mund të zgjidhni fustanin me lidhje në qafe Michael Kors. Pjesa e shpatullave do të rrijë pak e zbuluar, lidhet tek qafa dhe pjesa e poshtme e fustanit është valë-valë. Do të dukeni mjaft tërheqëse me këtë fustan. Mund ta kombinoni me sandale me platformë.

Nëse nuk jeni tipi i fustaneve-Atëherë zgjidhni pantallonat e lehta verore dhe këmishën krem aq të përshtatshme për netët e verës. Pantallona nga Pinko elastike te beli, te kyçi, me dy xhepa anësore, mund t’i kombinoni me këmishën nga Compania Fantastica.

Ngjyra të ndezura-Mos harroni të merrni veshjet me ngjyra të ndezura që janë në modë këtë vit dhe do t’ju bëjnë të dukeni më tërheqëse edhe ne foto. Bluza nga Michael Kors mund të kombinohet me pantallonat e shkurtra, Moschino që mund t’i vishni me atlete ose taka të larta.

Aksesorët-Syzet

Kudo që të shkoni, mos harroni që aksesorët kryesorë do të jenë syzet e diellit.  Nëse jeni tip sportiv dhe i pëlqeni ngjyrat atëherë ju këshillojmë të luani me ngjyrat e skeletit të syzeve. Syzet dyngjyrëshe janë perfekte për këtë sezon.

Çantat-Ato i sheh kudo nëpër qytet, pasi janë praktike dhe nuk të lodhin. Ndonjëherë harron dhe që e ke me vete. Çanta e shpinës Furla, e prodhuar në Itali është mjaft komode dhe mund ta kombinosh me lehtësi me veshjet e përditshme.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy