Presidentja e Hungarisë dhe ministrja e Drejtësisë dorëhiqen pas protestave kundër amnistisë së një të dënuari

Presidentja e Hungarisë dhe ministrja e Drejtësisë dorëhiqen pas protestave kundër amnistisë së një të dënuari

Presidentja e Hungarisë, Katalin Novak, ka dhënë dorëheqjen, pas protestave kundër amnistisë që ajo dha për një një burrë të dënuar për fshehjen e një rasti të abuzimit seksual të fëmijëve.

“Falja e një personi i ka shqetësuar shumë njerëz. Kam bërë gabim”, ka thënë ajo në një fjalim televiziv. 

“U kërkoj falje atyre që lëndova dhe të gjitha viktimave që mund të kenë pasur përshtypjen se nuk i kam mbështetur. Unë jam, kam qenë dhe do të mbetem në favor të mbrojtjes së fëmijëve dhe familjeve”, tha Novak.

46-vjeçarja, është zgjedhur si presidente prej Parlamentit në vitin 2022. Ajo është një mbështetëse e partisë së djathtë konservatore Fidesz, që na kë krye kryeministrin Viktor Orban. 

Partia më e madhe opozitare e Hungarisë, Koalicioni Demokratik, bëri thirrje për zgjedhje të drejtpërdrejta për të emëruar zëvendësuesin e Novák. 

Judit Varga, ish-ministrja e drejtësisë që miratoi amnistinë, ka dhënë gjithashtu dorëheqjen nga roli i ri i saj si drejtuese në fushatën e zgjedhjeve evropiane për partinë qeverisëse Fidesz të kryeministrit Viktor Orban.

Të enjten, Orban paraqiti një propozim për një amendament kushtetues që do të ndalonte faljet për të dënuarit për krime kundër fëmijëve, si një masë për të zbutur protestat. 

Polemika që çoi në dorëheqjet erdhi pasi emrat e 25 personave të falur nga znj.Novak në prill të vitit të kaluar, si pjesë e një vizite në Hungari nga Papa Françesku, u bënë publike nga mediat hungareze javën e kaluar.

Në listën e të dënuarve ishte zëvendësdrejtori i një shtëpie fëmijësh pranë Budapestit, i cili ishte burgosur për tre vjet pasi i detyroi fëmijët të tërhiqnin pretendimet për abuzim seksual ndaj drejtorit.

Vetë drejtori ishte dënuar me tetë vjet burg për abuzimin e fëmijëve.

Të premten afro një mijë demonstrues u mblodhën para zyrës së zonjës Novak duke bërë thirrje për largimin e saj. 

Në vitin 2022, Novak u bë gruaja e parë që mbajti rolin kryesisht ceremonial të presidentit hungarez.

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy