Gjuhëtari Spiro: Zgjedhja e toskërishtes si standarde, s’është padrejtësi ndaj gegërishtes

Gjuhëtari Spiro: Zgjedhja e toskërishtes si standarde, s’është padrejtësi ndaj gegërishtes

Për gjuhëtarin Aristotel Spiro, duke folur për 50-vjetorin e Kongresit të Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe tha se toskërishtja u zgjodh si gjuhë standarde për shumë arsye dhe se nuk është padrejtësi e bërë ndaj gegërishtes.

Duke folur në emisionin “Arnautistan” në MCN Tv, ai deklaroi se toskërishtja u zgjodh nisur nga kriteret e kuptueshmërisë gegë-tokë.

Toskërishtja paraqitet më e kuptuar edhe për pjesën gege, toskët e kanë më të vështirë të kuptojnë gegët. Se fonetika e gegënishtes është më e rrëgjuar.

Ka pasur shumë arsye të tjera se toskërishtja paraqitet më e unifikuar, gegërishtja më e copëzuar.

Kur flasim për standardin krijohet përshtypja sikur kjo formë gjuhësore duhet përdorur në të gjitha regjistrat komunikatave, edhe në shtëpi edhe në shkollë apo mjedise të tjera.

Por është e pamundur, se gjuha kombëtare ka forma të ndryshme të shfaqjes së vetë. Gjuha standarde është gjuhë kryesisht administrative, por edhe ideal letrar.

Si gjuhë e letërsisë e përpunuar nga shkrimtarët dhe e destinuar për t’u zbatuar si gjuhë komunikimi e administratës, por edhe si model komunikimi dhe shprehjes së autorëve, ishte gjuha zyrtare e shtetit.

Ai vlerësoi zgjedhjen e Kongresit të Drejtshkrimit, madje thotë se meriton lëvdata për zgjedhjen e bërë, pasi zgjidh një çështje praktike.

Mënyra si u formuluan parimet e drejtshkrimit të gjuhës shqipe ishte e gabuar. Se parimi themelor u formulua si parim fonetik.

Besoj se nuk ishte limiti i kohës, por i asaj bashkësie gjuhëtarësh që nuk arritën që të përpunonin teorikisht, parimet e drejtshkrimit të shqipes.

Nuk kishin bërë parime në fushën e grafematikës. Drejtshkrimin e miraton praktika, shumica, nuk ka të drejtë gjuhëtari.

Ai shtoi se duhen hequr nga alfabeti dy shkronjëshat, duke thënë se objektivisht nuk janë pjesë e tij dhe se është konstatim i bërë edhe nga gjuhëtarë të tjerë.

Dyshkronjëshat ekzistojnë, por nuk ka nevojë të jetë pjesë e alfabetit, se elementët që përbëjnë dy shkronjëshat janë pjesë e alfabetit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy