
Ankthi është një çrregullim emocional i lidhur me frikën e thellë, duke e përjetuar jetën e përditshme si një mundësi për ndodhi katastrofike.
Mjekja psikikatrje Denisa Hoxha, e ftuar në “Zgjohu me MCN”, pohon se në shoqërinë shqiptare është e zakonshme që të stigmatizojmë dhe paragjykojmë ata që vuajnë nga ankthi dhe atakët e panikut.
Ajo numëron shkaqet dhe faktorët kur na lidhin me një atak paniku ose ankth.
Duhet të luftojmë stigmën dhe paragjykimin. Gjëja e parë që bëjmë kur shohim një person që vuan një atak paniku themi se ky është u sëmurë mendor, hajt se ka atak paniku. Në këtë këndvështrim, shoqëria jonë është jashtëzakonisht paragjykuese, pak mbështetëse sepse këta persona që vuajnë nuk e kanë zgjedhur ti ndodh kjo.
Ankthi është një çrregullim emocional, lidhet me një frikë se mos më ndodh diçka e keqe, e lidhur me ty dhe lidhje me familjen, ty të bëhet katastrofë diçka, ke frikë se mos çmendesh, ke frike se mos del nga shtëpia dhe dikush të bën keq, pra, ti jeton gjatë tërë kohës me terrorin e frikës.
Periudhat e ankthit mund të të shfaqen kur ti je mirë, e qetë, madje ka pacient që më thonë pse na ndodh mu tani kur dikur kam kaluar periudha të këqija dhe nuk me kanë ndodh, më vjen ankthi mu tani kur kam rregulluar gjërat në jetë.
Për prindërit që vuajnë nga ankthi, është shumë e rëndësishme të jenë të vetëdijshëm se si sjellja e tyre mund të ndikojë te fëmijët thotë psikitarja Hoxha.
Janë dy raste, e para janë sjelle të mësuara. Ti shikon se si reagon prindi ndaj një situate dhe një fëmijë shikon çfarë bën prindit dhe e shikon si një gjendje të mundshme dhe fillon e sillet si ai.
Rasti i dytë kemi kur kemi të bëjmë me prindër që janë shumë protektiv, prindër që i drejtojnë fëmijës kujdes se mos biesh, kujdes se mos rrëzohesh, mos shko atje me shokët atje se mos te të ndodh gjë.
Pra, ti mundohesh ti mbrosh fëmijët por në të njëjtën kohë ti stimulon me ndjenjë frike dhe ata e perceptojnë botën si diçka te rrezikshme. Pra, unë ju drejtohem shpesh prindërve, ju që keni ankth, kujdes që mos tu kalojë të fëmijët dhe janë teknika sjellje që këta prindër duhet te mësojnë për të parandaluar një çrregullim të mundshëm te fëmijët.
Në rastet e atakut të panikut, psikiatrja sugjeron që këshilla më e thjeshtë dhe efektive është t'i ndihmojmë ata që të përqendrohen në frymëmarrjen e qetë.
Në rastet e atakut të panikut, kur një person shfaq simptomat fizike si takikardi, vështirësi në frymëmarrje dhe shqetësime të tjera, është e rëndësishme të jemi të kujdesshëm.
Asnjëherë nuk duhet t'u themi atyre "mos bëj kot" pasi kjo mund të shtojë edhe më shumë frikën.
Këshilla më e thjeshtë dhe efektive është t'i ndihmojmë ata të përqendrohen në frymëmarrjen e qetë: merrni një frymë të thellë për katër sekonda, mbajeni për shtatë sekonda, pastaj nxirrni frymën për tetë sekonda. Ky ushtrim mund të ndihmojë në qetësimin e trupit dhe mendjes.



