
Sanna Marin është 34 vjeçe dhe do të bëhet kryeministrja më e re në botë. E votuar nga Partia Socialdemokrate, e cila ka pushtetin në Finlandë, ajo zëvendëson Antti Rinne, i cili ka dhënë dorëheqjen. Marin për momentin mban postin e ministres së Transportit. Pasi të marrë zyrtarisht detyrën, ajo do të jetë kryeministrja më e re në moshë që ka pasur nonjëherë Finlanda.
Mediat lokale shkruajë se gjasat që parlamenti ta aprovojë menjëherë emërimin e saj janë të mëdha. Me formimin e qeverisë, ajo do të përfaqësojë Finlandën në samitin e BE-së më 12-13 dhjetor në Bruksel. Finlanda aktualisht mban presidencën e radhës të Bashkimit Evropian dhe do të vijojë ta ketë deri në fund të vitit.
Kryeministri Rinne, në detyrë që nga qershori i kaluar, humbi mbështetjen e aleatit të tij kryesor, partisë së qendrës, pas kritikave të ashpra për menaxhimin e shërbimit postar në pronësi të shtetit.



