Prokurorisë së Posaçme SPAK iu dëshën tre vite për të dalë me një vendim për hetimet e inceneratorit Tiranës.
Ashtu si në rastet e tjera të dosjeve të nxehta SPAK i çoi në limite afatet hetimore duke dalë në përfundimin se për këtë aferë duheshin lëshuar 15 urdhër arreste.
Në listën e personave të arrestuar shohim sërish emrat e ish ministri të mjedisit Lefter Koka, ish sekretari i përgjithshëm i kësaj minsitrie Alqi Bllako. Alba Thoma ish drejtoresha juridike e minsitrisësë mjedisit dhe Bledar Karoli drejtor i prokurorimeve publike u arrestuan. Në liste nuk mungojnë as emrat e dy biznesmeneve që kanë përfituar kontratën Klodian Zoto dhe Mirel Mertiri. Për 7 anëtarët e komisionit të dhënies së koncesioni Valbona Ballgjini, Pëllumb Abeshi,Erjon Murataj,Sidita Temali, ,Etleva Kondi, Taulant Tusha me Namik Simixhiun u vendos masë siguri.Të ndaluar janë dhe dy punonjësit e qendrës kombëtare të biznesit Jetmir Llapaj dhe Silena Tola . Mbi të gjithë këta persona përvec Alqi Bllakos dhe dy biznesmeneve rëndon akuza e shpërdorimit të detyrës. Për ish sekretarin e pergjithshëm të minsitrisë së mjedisit, Klodian Zoton dhe Mirel Mertirin është ngritur akuza e korrupsionit.
Kontrata për Inceneratorin e Tiranës është koncesioni më i gjatë në fushën e menaxhimit të mbetjeve, që e lidh buxhetit e shtetit dhe të bashkive për 30 vite . Një pjesë e konsiderueshme e pagesave që bëjnë privatët dhe autoritetet publike janë të paparashikuara.
Investimi në këtë vepër duhet të ishte 128 milion dhe në fund kompania koncesionare projektohet të marrë 331 milion euro ,kjo kontratë kërkuar gjithmonë e më shumë para nga buxheti i shtetit dhe bashkive të qarkut.
Vendimi 111 faqe i gjykatës për masat e sigurisë nuk sjell thuajse asgjë të re nga ai për sekuestrimin e inceneratorit në muajin gusht, duke ngritur pikëpyetje se përse nuk u ndërhy 5 muaj më parë nga SPAK.
“Kërkesa që i kam bërë SPAK kur kemi bërë kallëzimët ishte që mos ti trajtonte dosjet e tre inceneratorëve të vecanta . Përgjegjësia për të tre inceneratorët duhet trajtuar e plotë dhe integrale sepse personat e përfshirë dhe si ndikuar Lefter Koka, Arben Ahmetaj, dhe si ndikuan tek secila kontratë - Jorida Tabaku, deputet e PD.
Sipas hetimeve të Prokurorisë së Posaccme, krijohet dyshimi se i gjithë shteti ishte vënë në shërbim të kompanive të Klodian Zotos dhe Mirel Mërtirit.
“Ai landfill nuk është thjeshtë vetëm një shkelje ligji apo shpërdorim detyre. Por pas kësaj firme kanë ardhur rrjedhojë shumë akte të tjera korruptive.”- Endrit Brahimllari, Nënkryetar i Partisë së Lirisë.
“Këtu nuk kemi të bejmë me tre çështje të veçanta, nuk kemi të bëjmë me tre palë persona përgjegjës . Ne cdo rast kemi të bëjmë me nje grupim personash që janë mbledhur sëbahsku për të realizuar një aferë të madhe korruptive”, Marash Logu, avokat.
SPAK e nis analizimin e provave me faktin se Bashkia Tiranë ka qënë e para që ka propozuar mundësinë e përfshirjes në një projekt partneritet publik-privat të trajtimit të mbetjeve, e mbështetur në një studim fizibiliteti të punuar nga Korporata Financiare Ndërkombëtare IFC dhe Agjencia Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar JICA. Studimi i kësaj të fundit ka shkuar përmes një emaili në duart e Klodian Zotos nga këshilltari i ministrit Lefter Koka, Vladimir Bezhani.
“Me shkresën nr.22239, datë 23.12.2015 Bashkia Tiranë ka njoftuar Ministrinë e Mjedisit se Bashkia Tiranë së bashku me Koorporatën Ndërkombëtare Financiare, kanë përfunduar studimin për përmirësimin e shërbimit dhe trajtimit të mbetjeve në qytetin e Tiranës dhe për mundësinë e përfshirjes së sektorit privat nëpërmjet partneritetit publik-privat.”-DOSJA E SPAK
Në datën 3 mars 2016, dy stafet e ministrisë së Mjedisit dhe Bashkisë Tiranë bien dakord që procedura të ndiqet nga Ministria e Mjedisit.
“Me shkresën kthim-përgjige të Ministrisë së Mjedisit, konfirmohet se midis stafeve teknike të dy institucioneve është arritur në përfundimin që kjo procedurë të vazhdohet nga Ministria e Mjedisit duke propozuar ngritjen e grupeve të përbashkëta të punës. Në lidhje me përgjigjen që do të jepte Ministria e Mjedisit në drejtim të Bashkisë Tiranë, për përmbajtjen e saj është vënë në dijeni më parë administratori dhe aksioneri i kompanisë ‘Integrated Technology Services’, shtetasi Klodian Zoto.”
DOSJA E SPAK
Vladimir Bezhani që dërgoi informacionet te Klodian Zoto ishte i punësuar në vitin 2014 në Ministrinë e Mjedisit si përgjegjes sektori i menaxhimit të mbetejve.
Në nëntor të këtij viti ai del në pension dhe pas kësaj këtij muaji ka punuar në firmën Integreited Technology Services në pronësi të Klodian Zotos. Në këtë firmë ai është sugjeruar nga Alqi Ballko dhe njëkohësisht, ushtronte edhe detyrën e këshilltarit të jashtëm të ministrit Lefter Koka.
Hetimet kanë konstatuar se Vladimir Bezhani ka mbrojtur gjatë gjithë kohës interesat e dyshes Zoto-Mërtiri dhe i ka me informacione dhe dokumenta që janë përdorur më pas nga ata për të bërë Studimin e Fizibilitetit dhe ofertën e pakërkuar.
Përveç Bezhanit, edhe Alba Thoma, drejtore juridike në Ministrinë e Mjedisit bashkë me drejtorin e Prokurimeve Bledar Karoli, kanë bashkëpunuar me Klodian Zoton për të asistuar në përgatitjen e dokumentacionit që kompania Intergtrated Energy të fitonte kontratën për inceneratorin e Tiranës.
Alba Thoma, ka patur korrespodenca të shumta me email me Klodian Zoton ku i shkonin dokumentat dhe direktivat për procedurën e koncesionit përpara të ngrihej Komisioni i Dhënies me Koncesion dhe oferta të pranohej nga autoritetet.
Pjesë e këtij Komisionit të Dhënies me Koncesion u caktuan më pas Valbona Ballgjini, Pëllumb Abeshi, si përfaqësues të ministrisë së Mjedisit, Erjon Murataj,Sidita Temali, nga Agjencia e Trajtimit të Koncesioneve,Etleva Kondi nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Taulant Tusha me Namik Simixhiun si përfaqësues të Bashkisë së Tiranës.
Studimi i fizibilitetit u hartua me të dhëna të rreme duke fryrë investimit që të përfitonin sa më shumë para nga shteti. Ne vendimin e gjykatës thuhet se nga të dhënat e pasqyruara në studimin e fizibilitetit verehen pasaktësi dhe të ardhurat e llogaritura nuk pasqyrojnë realitetin. Nuk shpjegohen zërat e punimeve në mënyrë të detajuar,sasistë e punimëve për çdo zë si dhe çmimet e përdorura për çdo zë të punimeve. Gjithashtu komisioni nuk ka argumentuar se si janë gjetur vlerat referuese për të përcaktuar kostot e operimit dhe mirembajtja.
Rekomandimi i komisionit të dhënies me koncesion është bërë në shkelje të ligjit pasi nuk kishte shkruar ende Studimi i Fizibilitetit, por vetëm një ofertë e pakërkuar. SPAK shtron pyetjen ccfarë kanë vlerësuar anëtarët e komisionit, kur nuk ka patur fare studim?
Është bërë miratimi i financimit pa patur fonde dhe pa pyetur bashkitë, por këtë faji i është i lënë vetëm ministrisë së mjedisit.
Nuk është marrë miratimi i këshillit bashkiak për financimin
“Nuk ka pasur mazhorancën në këshillin bashkiak pasi në si LSI në atë kohe kemi pas marrë një vendim që nuk do të kalonim asnjë koncesion si në qeveri ashtu edhe këshillin bashkiak. AI nuk ka psur mazhorancen pasi LSI në atë kohë vendoste mazhorancën . Ai për mos ta sjell në këshill bashkiak dhe të hante një debat të madh publik dhe të haste dhe një bllokadë nga keshilltarët e LSI tentoi ta kalojë në procedure te tillë me ligjin dhe në momentin që ne morëm mandatin e deputetin ai arriti të blente këshillin bashkiak ,anëtarët që na zevendësuan.Me duket se në muajin nëntor ka një vendim këshilli për kete çështje ”- Endrit Brahimllari, Nënkryetar i Partisë së Lirisë.
Mënyra se si u lidh kontrata është një tjetër shkelje që është zbardhur në dosjen e SPAK nga anëtarja e komisionit Sidita Temali e cila në dëshminë e saj sqaron të gjithë procedurët dhe angazhimin e tepërt që kishin disa prej kolegëve të saj në dhenien e bonusit kompanisë. Etleva Kondi është njëra prej tyre ,ndërsa Valbona Ballagji dhe Bledar Karoli komunikonin vazhdimisht me firmën private.Temali thotë në dëshmi se ajo ka patur kundërshtime për mënyrën si po vleresohej me pikët maksimale por ka qënë në minorancë madje , ndërsa Etleva Kondi i ka paraqitur komisionin porcesverbalin e datës 17 gusht 2017 të cilin e kishte të gatshmë. Angazhimi i Kondit është i madh edhe për lidhjen e kontratës. Avokatura e shtetit i kishte sjellë objeksionet e veta komisionit të cilat nuk janë reflektuar të gjitha në kontratë. Sipas Temalit në të njëjten ditë që erdhen pergjiet nga avokatura u firmos edhe kontrata dhe u është lënë vetëm 30 minuta kohë për të konkluduar për lidhjen e saj duke mos i lënë kohë për ta lexuar pasi Valbona Ballgjini, Alba Thoma, Etleva Kondi dhe Bledar Karoli e donin të mbaruar sa më shpejt. Kontrata është frimosur jashtë orarait zyrtarë dhe Sidita Temali sqaron se ajo duhet finalzuar sa më shpejt pasi ishte porosi e minsitrit Lefter Koka.
Të gjitha dokumentat e përgatitura nga Komisioni i dhënies me koncnesion kanë shkuar për miratim në qeveri, e cila ka tagrin si autoritet për të miratuar bonus për garën që do të hapej për koncesionin.
Ajo që ishte gjetur nga raportet e auditimit të kontrollit të lartë të shtetit, komisionit hetimor parlamentar të ngritur nga opozita dhe media investigative rezultoi e vërtetë. Një zinxhiri i lartë zyrtarësh kanë konstatuar se kompania që kishte paraqitur ofertën e pakërkuar nuk ishte regjistruar në QKB dhe nuk ekzistonte, megjithatë këshilli i ministrave ka miratuar bonusin me 8 pikë për ta favorizuar në garën që do të hapej për inceneratorin e Tiranës. Përgjegjësia për mungesën e kontrollit të dokumentacionit, sipas prokurorisë së posaccme i ka kaluar vetëm komisionit të dhënies së koncesionit dhe jo zytrtarëve të tjerë.
“Unë nuk prisja kurrë që kur thoja në komisionin hetimor që është ngritur një shtet i tërë në këmbë për ti dhënë këto tre kontrata koncesionare dy individëve me duar në xhepa nuk emendoja kurrë që do ishte skandal me këto përmasa. Merrnin cdo dokumet në mail pra nuk kishte shtet ,ishte Mirel Mertiri dhe Klodian Zoto që shkruanin çdo gjë, nuk kishin as para dhe as eksperincë , nqs kemi kapje të shtetit,kjo është kapje e shtetit. Kjo kërkon angazhim politike,mbështetje politike dhë në rastin e bashkisë së Tiranës mbeshtetjen e kryetarit të bashkisë”- Jorida Tabaku, Deputet e PD
Këtë fakt dhe shkelje i kanë kapur disa ministra, por që më pas kanë nënshkruar si të tjerët vendimin për miratimin e ofertës së pakërkuar bashkë me 8 pikët bonus.
Projektvendimi për dhënien e bonusit në garë është kundërshtuar thotë SPAK dhe nga Ministria e Drejtësisë e cila ka kërkuar rivlerësimin e nismës dhe nga ministria e Marrëdhënieve me Parlamentin, që kishte konstatuar se kompania nuk ishte e regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit. Ministria e Zhvillimit Ekonomik dhe ajo e Energjisë dhe Industrisë kishin dhënë miratimin.
“Të arrestohen punonjësit e QKB se nuk kanë regjistruar pronarët përfitues dhe të mos arrestohen apo mbahen me përgjegjësi penale njerëzit të cilët kanë firmosur qindra milion euro për pronarët e inceneratorëve pa e ditur sipas tyre identitetin e tyre real.”- Marash Logu,Avokat
“Veprimtaria e SPAK është e vonuar në këtë drejtim pasi që në momentin e parë që është vendosur sekeustro nuk ka pasur veprime më pas për persona që ishin përgjegjës për këtë.”- Endrit Brahimllari, Nënkryetar i Partisë së Lirisë.
Një pjesë e mirë hetimit për inceneratorin e Tiranës janë mbi veprimet e ministrisë së mjedisit zinxhiri i të cilës duke filluar nga ministri,sekretari i përgjithshëm,drejtoresha juridike, anëtarët e saj në komisionin e dhënies së koncesionit janë në burg dhe arrest shtëpie.
Ndërsa institucioni i Bashkisë së Tiranës i cili ka bërë propozimin i pari dhe ka shtyrë përpara miratimin e kësaj kontrate është ndaluar vetëm tek dy anëtarët e që kanë qënë pjesë e komisionit Taulant Tusha dhe Namik Simixhiu.
“Kushdo që ka njohuritë më minimale për atë dosje e di që roli i minsitrit të mjedisit ,ashtu si dhe roli i kryetarit të bashkisë tiranë kanë qënë thelbësor për finalizimin e asaj kontrate”- Marash Logu,Avokat
SPAK ka pyetur Taulant Tushën se kush i ka vënë në dispozicion ofertën e pakërkuar e kompanisë Integreted Energy BV. Ai ka dekalruar se këto dokuemta i janë vënë në dispozicion nga kolegët e tij të ministrisë së mjedisit.
Tusha është pyetur se si ka kominikuar me firmën që bëri propozimin dhe ai ka thënë këtë:
“Çdo kërkesë e Komisionit është përcjellë pranë Kryetares së Komisionit dhe komunikimi me shoqërinë është mbajtur nga punonjësit e Minsitrisë së Mjedisit.”- Taulant Tusha
Taulant Tusha sipas SPAK nuk mban mend se si kanë dalë të dhënat që janë në studimin e fizibilitetit për të cilat prokuroria thotë se nuk janë të sakta .
Por ajo që ben përshtypje në kërkesën për caktim mase të prokurorisë për inceneratorine Tiranës është se mungojnë komunkimet që Taulant Tusha ka pasur me Klodian Zoton.
Kjo faktohet nga dosja hetimore per Arben Ahmetajn ku në faqen 133 të saj shfaqet një komunikim me email mes të dyve ku Tusha i ka vënë në dispozicion planin e financimit të landfillit të sharrës .
“Me datën 17.05.2018 në orën 16:30 shtetësja Jonida Halili i ka përcjellë email shtetasit Taulant Tusha me titull landfilli dhe ky email i është përcjellë nga Taulant Tusha shtetasit Klodian Zoto me datë 21.05.2018 ora 10:12. Bashkëlidhur është një dokumet tabelor me emërtimin “plani i financimit të landfillit të Sharrës”.”- Dosja e SPAK
Edhe përfaqësuesi tjetër i bashkisë në komisionin e koncesionit ka të njëjtin deklarim si Taulant Tusha. Kur ai pyetet për për hartimin e studimit te fizibilitetit dhe të dhenat që janë nxjerrë aty Namik Simixhiu thotë se nuk i kujtohet se si janë llogaritur. Ndërsa për përfitimet e kompanisë nga depozitimi i dherave të bizneseve private Simixhiu sqaron se nuk e di arsyen pse nuk është llogaritur.
Dosja e SPAK thotë se komisioni i dhënies së koncesionit ka patur një diskutim të ngritur nga kryetarja Valbona Ballgjini dhe që është mbështetur nga dy antarë të tjerë që përfaqësonin Agjencinë e Trajtimit të Koncesioneve, Erjon Murataj dhe Sidita Temali, të cilët kanë kërkuar që në kontratë të përfshihej detyrimi që të miratohej më parë nga Këshilli Bashkiak. Kjo kërkesë është refuzuar si nga kompania koncesionare dhe nga përfaqësuesit e Bashkisë Tiranë Namik Simixhiu dhe Taulant Tusha.
Me kaq SPAK ka mbyllur rolin që kanë pasur funksionarët e bashkisë së Tiranës në këtë procedure duke lënë pas një sërë pikëpyetjesh.
E para ka të bëjë më shkresën që Erion Veliaj i ka dërguar ministrisë së mjedisit ku shprehet parimisht dakord për vazhdimit për rolin e saj në këtë projekt.
“Inceneratori Tiranës ka vetëm një përgjegjës kryesorë që është Erion Veliaj i cili në përfshirja nuk fillon në datën 27 mars ku ai ka firmosur në parim studimin e fizibilitetit duke marrë kompetencat e kehsillit bashkia.”- Endrit Brahimllari, nënkryetar i Partisë së Lirisë.
“Ka dërguar dy anëtarët e tij në komision të cilët janë shprehur në mënyrë të qartë që bahskia tiranë nuk ka mundësi financiare për të përballuar shpenzimet e këtij projekti.”- Marash Logu,Avokat
Për këtë akuzohet nga opozita se ky vendim nuk ka kaluar në këshillin bahskia ashtu sic e kërkon ligji dhe këtë e ka për shkak të mungesës së shumicën në kohën kur është hartuar kontrata për këtë koncesion.
I pa sqaruar në dosjen e prokurorisë mbeten se pse Taulant Tusha dhe Naim Simixhiu kanë pasur qëndrimin se nuk nevojitej vendimi i këshillit bashkia për këtë nisëm.
Por çfarë ndodhi që shkresa e Erion Veliajt i hapi rrugë këtij koncesioni. Kjo sqarohet më me detaje në vendimin që çoi në masën e arrestiti për ish zevendes kryeministrin Arben Ahmetaj.
Miniera e provave për SPAK për çeshtjen e inceneratorëve ka qënë kompjetari i Klodian Zotos.
Në atë dosje është janë të rëndëituraaa korespondencat që kanë pasur ministria e mjedisit, bahskia Tiranë dhe ministria e financave që në atë kohë drejtohej nga Arben Ahmetaj.
Lefter Koka kërkoi disa herë nag Arben Ahmetaj me shkresa zyrtare që ti hapte rrugë këtij projekti por, që në aq herë mori refuzimin e tij. Argumenti i refuzimit ishte se nuk është e qartë se kush do të bëjë pagesat, me çfarë fondesh do të behet shpronësimi i tokës ku do zgjerohej landfilli si dhe llogaritja gabim e normës së fitimit.
Duke qenë në këtë situatë Lefter Koka I degron një tjetër letër Arben Ahmetajt ku i sqaron se shpronësimet dhe pegasat do përballohen nga bashkia me paratë që ajo do të marrë nga tranferta e pakushtëzuar po nga qeveria qëndrore.
Ahmetaj nuk bindet me kaq duke kërkuar që miratimin me shkrim nga qarku Tiranë. Këtu del në skenë e kryetari të Bashkisë Tiranë Erion Veliaj i cili me 27 mars 2017, i dërgon miratimin sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit, Alqi Bllako.
“Për mua ben çudi si nuk është thirrur Erion Veliaj për të dëshmuar sepse të gjitha këto shkresa që janë shkelje,janë në shkeleje nga Erion Veliaj . Punonjësit e tij kanë përgjegjësi pasi është gjetur një lidhje e Taulat Tushës me klodian Zoton dhe Mirel Mërtirin ku i shkojnë kontratat e gatshme. Unë nuk besoj që Taulant Tusha, numri dy në Bashkinë e Tiranës, i bënte pa dijeninë e Erion Veliajt.”- Jorida Tabaku, deputete e PD.
Pas kësaj kjo shkresë mberrin në mailin e ministrisë së financave dhe Arben Ahmetaj i hap rrugë procedures koncesionare duke u shprehur pa koment.
Pavarësisht kërkesës së SPAK për të miratuar 15 urdhër arreste për inceneratorin e tiranës sërish në dosje ka dritë hije dhe për arsye prokuroria ka hapur nje fraksion të ri të këtij procedimi ku është duke u verifikuar roli i zyrtarëve të tjerë të përfshirë në këtë afere.
“Kërkesa që i kam bërë SPAK kur kemi bërë kallëzimët ishte që mos ti trajtonte dosjet e tre inceneratorëve të vecanta . Përgjegjësia për të tre inceneratorët duhet trajtuar e plotë dhe integrale sepse personat e përfshirë dhe si ndikuar Lefter Koka,Arben Ahmetaj dhe si ndikuan tek secila kontratë.- Jorida Tabaku, deputete e PD.



