Rama tërhiqet nga “Open Balkan”/ Kalemaj: Ishte vetëm një takim tresh, ku pihej slivovicë dhe hahej suxhuk. Nuk prodhoi asnjë rezultat konkret! (VIDEO)

Rama tërhiqet nga “Open Balkan”/ Kalemaj: Ishte vetëm një takim tresh, ku pihej slivovicë dhe hahej suxhuk. Nuk prodhoi asnjë rezultat konkret! (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se nisma “Ballkani i Hapur” e ka përfunduar misionin për të cilin ka lindur, duke lënë të kuptohet se nisma ka përfunduar. Nisma “Ballkani i Hapur” për politologun Ilir Kalemaj, u mbyll ashtu siç edhe lindi, pa prodhuar asgjë konkrete. Sipas tij, ai ishte vetëm një takim tresh, ku pihej slivovicë dhe hahej suxhuk. "Balkani hapur qe vetëm një takim tresh, dy here në vit, ku pihej silovica dher hahej suxhuuk dhe bëheshin disa deklarata dhe asgjë konkrete që të përkthejë në rezultate sa i përket zhvillimit të lirive. Pati disa suksese në lëvizshemërinë me karta identiteti Shqipëri -Serbi, apo rritje e importeve por nuk pati ndonjë përfitim tregtar nga Shqipëria në këtë proces. Thënë kjo Ballkani i Hapur, ashtu siç lindi si ide ashtu edhe u mbyll. Dëgjova dje një deklarata të Vucic që Rama nuk mund ta ketë thënë këtë gjë, sepse ndryshe Rama flet me të, dhe ndryshe thotë pastaj. Ndoshta Rama e ka kuptuar se ka lëvizur balanca e pushteteve dhe mund të ketë marrë edhe ndonjë sinjal më të fortë nga Berlini dhe është tërhequr natyrisht për të qenë në një linjë me procesin e Berlinit, i cili natyrisht është një proces nga i cili duhet të orientohemi'.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy