BE-ja arrin marrëveshjen për ndihmën ekonomike 750 miliardë euroshe (VIDEO)

BE-ja arrin marrëveshjen për ndihmën ekonomike 750 miliardë euroshe (VIDEO)

Në ditën e pestë të bisedimeve marrëveshja më në fund ka mbërritur në Këshillin e Europës për Fondin e Rimëkëmbjes, paketa e ndihmës që do të ndahet për vendet më të prekura nga epidemia e koronavirusit.

Udhëheqësit e BE-së ranë dakord për një fond rreth 750 miliardë euro.

Fondi do të përdoret si hua dhe grante për vendet që u goditen më shumë nga virusi.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, e cilësoi si "ditë historike" arritjen e kësaj marrëveshje, ndonëse akoma nuk janë bërë publike detajet. Angela Merkel deklaroi se ky është një sinjal i rëndësishëm përtej kufijve të Europës dhe pavarësisht dallimeve mes krerëve të saj, ajo është në gjendje të ndërmarrë veprime. Udhëheqësi italian Xhuzepe Konte tha se plani do të lejojë Europën të përballet me krizën me forcë dhe efektivitet.

Bisedimet filluan të premten midis drejtuesve të grupit 27-vendesh, me ndarjen që u shfaq midis atyre kombeve të goditur më së shumti dhe atyre që synojnë një paketë masash më “të kursyera”.

Danimarka, Suedia, Holanda dhe Austria shtynë përsëri një paketë fillestare të granteve në vlerë prej 500 miliardë eurosh, që thuhet se shkaktuan nervozizëm tek presidenti francez Emmanuel Macron.

Vendet më të goditura si Spanja dhe Italia po kërkoni një marrëveshje më fleksibël për t’i ndihmuar ato të merreshin me pasojat e shkaktuara nga pandemia e koronavirusit.

Marrëveshja sapo u arrit mes vendeve u njoftua nga Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel në Twitter.

Michel paraqiti një propozim të ri, i cili zvogëlon sasinë e parave në dispozicion si grante në krahasim me kreditë, ndërsa tashmë kontinentin “plakë” e pret një punë e madhe që ta fitojë sfidën me Covid-19 dhe të nisë rimëkëmbjen e saj.  

Kujtojmë se më shumë se 135 mijë persona kanë ndërruar jetë nga koronavirusi në të gjtihë Bashkimin Europian, ndërsa ekonomia e unionit është tkurrur me 8.3%.

Në kohën që shumica e vendeve ka lehtësuar ndjeshëm bllokimet e tyre, duke stabilizuar situatën, ka një përqendrim akoma më të madh në trajtimin e pasojave të mëdha ekonomike.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy