Gashi: Kemi mungesë liderësh në PD, të gjithë imitojnë Berishën

Gashi: Kemi mungesë liderësh në PD, të gjithë imitojnë Berishën

Pedagogu Shpend Gashi masën e arrestit ndaj Sali Berishës e cilësoi goditje politike ndaj kreut të opozitës, duke shtuar se gjykata do konfirmoj pretencën e SPAK.

Në emisionin “Scrolling” të Arian Çanit në MCN TV, ai tha se ambiciozë për lider janë të gjithë ata lloj njerëzish që janë nën tutelën e Sali Berishës.

Krahas me ambiciet duhet të shkojë dhe postura, kostumi. Cili nga këta e ka posturën e liderit?

Salianji mund të jetë çfarëdo lloj gjëje, por vetëm kryetar i PD s’mund të jetë.

Belind Këlliçi e dogji veten e vetë, se kandidoi për kryetar bashkie, praktikisht kandidat për Kryeministër dhe doli me rezultatin më të dobët.

Luçiano Boçin nuk e shoh për posturë. A ka krizë brenda partisë? Po ka.

Po të kishte një lidership të fuqishëm brenda PD, do dinin ta bindnin Berishën dhe ti thoshin ti e ke mbështetjen tonë, por e ke periferike se po na prish punë.

Ne kemi mungesë liderësh. Që nga Noka, Boçi, Salianji, Këlliçi, të gjithë imitojnë Berishën.

Emëruesi i përbashkët në një parti politike, është lufta jote konseguente përballë kundërshtarit.

Për mua Argita nuk është fare kandidate. Nëse pranohet, është parti familjare.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy