Pedagogia Nora Malaj ndan kujtimet e saj për festat e fundvitit përmes kartolinave të ruajtura ndër vite.
Në emisionin “Zgjohu me MCN” ajo tha se kartolina është element shumë personal, pasi të merr shumë kohë për të shkruar dhe krijuar kujtime.
Kartolinat janë të mira kur ruhen për t’iu lënë një pasuri fëmijëve nesër kur mos të jemi. Kartolina është një element shumë personal se të merr kohë për të shkruar, për të krijuar kujtime dhe zgjedhur dhe fjalë. Njëkohësisht boja dhe letra janë element që të japin frymë, se janë element të përbërë nga druri. Por edhe boja lë gjurmë.
Unë i kam inat mesazhet elektronike në grup dhe quhet një urim i pa ndjerë, por detyrues. Ka ardhur momenti që duhet të bëjë zgjidhje dhe zgjedhje. Mundohem që të bëj dhurata të cilat kthehen në kujtime, të cilat mund t’i përdorësh dhe të ndjehesh mirë. Kartolinat me muzikë ishin uau.
Më pëlqen të shikojmë këta filmat festivë, sepse ambienti krijohet familjar.
Ndërkohë dashamirësi i filmave Armir Asllani rrëfeu se shkruanim kartolina mes kushërinjve, apo me zyshën në klasë.
Në vitin 2011 besoj ka qenë hera e fundit që kam shkruar një kartolinë. Tani shkruajmë mesazhe me telefon “Gëzuar Vitin e Ri, lekë dhe shëndet ishallah”.
Në këto ditë festash sugjeroj të shihen filmat “Terminator 2”, “Lord of the Rings”, “Piratët e Karaibeve” dhe jo vetëm filma që janë të përshtatur për Krishtlindje.
Këngëtarja Paola Shehu rrëfeu se ka filluar t’i mbledh kartolinat nga 2007 deri në 2015 dhe më tej ka reshtur.
Unë kam filluar t’iu shkruaj kushërirave të mia si fillim dhe shoqeve të zemrës. Tani është bërë çdo gjë shumë bazike. Tani kartolinat na krijojnë mall dhe nostalgji.



