Krime lufte, Gjykata Penale Ndërkombëtare kërkon arrestimin e Netanyahut dhe liderin e Hamasit

Krime lufte, Gjykata Penale Ndërkombëtare kërkon arrestimin e Netanyahut dhe liderin e Hamasit

Kryeprokurori i Gjykatës Penale Ndërkombëtare Karim Kahn ka kërkuar urdhër-arrest nga gjyqtarët e gjykatës për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe ministrin e Mbrojtjes Yoav Gallant, si dhe liderin e Hamasit, Yahya Sinwar.

Kahn thotë se akuzat janë për “krimet e shkaktimit të shfarosjes, shkaktimit të urisë si një metodë lufte, përfshirë mohimin e furnizimeve të ndihmave humanitare, duke synuar qëllimisht civilët në konflikt”.

Kahn tha se ai kërkon urdhër-arrest edhe kundër liderëve të Hamasit, Yahya Sinwar, Mohammad Deif dhe Ismail Haniyeh.

“Sot kemi aplikuar për urdhër në dhomën e procedurës paraprake të gjykatës penale ndërkombëtare në lidhje me tre persona që janë anëtarë të Hamasit”, tha Kahn duke përmendur Sinwar, Deif dhe Haniyeh.

Ai shtoi se ata akuzohen për shfarosje, vrasje, pengmarrje, përdhunim dhe sulm seksual në paraburgim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy