
Faton Murseli, profesor në Universitetin e Teovës tha përmes një lidhje “Skype” me studion e lajmeve në MCN Tv se qëndrimi i Greqisë ndaj Shqipëri është i tepërt, por që sipas tij ngërçi do të tejkalohet shumë shpejt.
Duke vijuar më tej me logjikën e tij, Murseli tha se çështja Beleri nuk është aq e madhe, sa ato me të cilat është përballur RMV, dhe shtoi se nëse Greqia nuk ka besim tek drejtësia shqiptare çështja mund të vijojë dhe në gjykatat ndërkombëtare.
Sipas Murselit, kjo situatë nuk do të ketë ndikim në RMV.
Qëndrimi i Greqisë ndaj Shqipërisë është i ngjashëm, si qëndrimi i Greqisë ndaj RMV-së, por këtu tek ne ishte më i rëndë se Greqia kërkonte ndryshimin e emrit për anëtarësimin e vendit në NATO. Ndërsa në Shqipëri mendoj se ky është qëndrim i tepërt se vetoja është bërë si instrument për të arritur dhe qëllime shumë të thjeshta.
Mendoj se çështja Beleri është një çështje gjyqësore, dhe nëse Greqia nuk ka besim tek drejtësia shqiptare, ekzistojnë dhe gjyqe ndërkombëtare që mund të vijojnë më tej.
Mendoj se ky ngërç do të tejkalohet shumë shpejt, është i përkohshëm.
Nuk është çështje shumë e madhe. Këtu tek ne RMV kemi pasur çështje akoma dhe më të mëdha. Nuk ka pse të ketë as ndikim as në RMV, përkundrazi e shoh edhe që në Shqipëri, që ngrirja e përkohshme e integrimit të Shqipërisë, apo i hapjes së kapitujve , është bërë çështje e politikës së brendshme qasje që nuk i leverdis shtetit shqiptar. Në politikën e brendshme, në këtë kontekst të gjithë duhet të jenë së bashku për të arritur aspiratat e qytetarëve.



