Konfiskohen armë në veri të Kosovës, dyshohet se kanë mbetur nga sulmi i Banjskës

Konfiskohen armë në veri të Kosovës, dyshohet se kanë mbetur nga sulmi i Banjskës

Policia e Kosovës ka konfiskuar një sasi të konsiderueshme armësh në veri të vendit.

Dyshohet se armët kanë mbetur aty, pas sulmit të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit.

Në mesin e pajisjeve të konfiskuara janë rreth 1.500 municione, 10 armë të gjata, 62 shok-bomba, eksplozivë, radio-lidhje, karikatorë të mbushur e të zbrazët, dhe një uniformë e ushtrisë serbe.

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha tha gjatë një deklarate për mediat se policia e siguroi informacionin nga qytetarët dhe AKI.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy