Lajçak në Kosovë/ Ukaj: Presim hapa konkretë nga BE. Ndalimi i dinarit serb mund të shtyhet (VIDEO)

Lajçak në Kosovë/ Ukaj: Presim hapa konkretë nga BE. Ndalimi i dinarit serb mund të shtyhet (VIDEO)

Politologu Fidan Ukaj në një lidhje skype me MCN Live ka komentuar lidhur me takimin e një dite më parë të Lajçak me Kurtin për të cilin u shpreh se e sheh më shumë si një përpjekje të faktorit ndërkombëtar për të rikthyer palët në dialog.

Lidhur me ndalimin e dinarit serb në veri të Kosovës  ai tha se mundtë ketë një shtyrje një deri në dy muaj për ti dhënë kohë qytetarëve në veri që të hapin llogari bankare.

Sipas tij Kosova aktualisht po i kthehet normalitetit, ndërsa theksoi se nga BE presin hapa konkretë.

Në fakt mendoj se ka qenë një përpjekje e re e faktorit ndërkombëtar që të rikthejë procesin dialogues për palët. Ai kishte një takim me presidenti serb që i dha disa detyrua fasilicuese dhe sikurse Kurti bëri rezyme të problematikave në Kosovë si dhe sulmi i 24 shtatorit në Banjskë, i pashmangshëm ishte dhe problematika e dinarit që nga data 1 është e ndaluar në Kosovë dhe sot mund të kemi të reja nga ana e qeverisë së Kosovës.

Ne këtu aludojmë dhe mund të ketë një shtyrje për ndalimin e dinarit serb për 1-2 muaj që ti mundësojë qytetarëve të cilët s’kanë një llogari bankare ta bëjnë atë dhe ti pranojnë të ardhurat e tyre që u vijnë nga Serbia. Mendoj se Lajçak nuk mund të jetë facilitues për procesin dialogues dhe kjo mund të jetë një përpjekje e tij e fundit që të kthejë palët në dialogun për marrëveshjet dhe thirrja e Lajçak është e pasinqertë dhe pse ka pasur disa lëvizje.

Kështu që Kosova po i kthehet normalitetit, sigurisht që faktori ndërkombëtar nuk është i kënaqur dhe synohet të arrihet një zbatim i kënaqshëm i këtyre marrëveshjeve por mendoj se është një rrugë e mirë dhe presioni duhet të vihet te Beogradi i cili është shkaktari kryesor i agresionit në Kosovë.

I pyetur se çfarë do të thotë për Kosovën që s’ka hetim për sulmin në Banjskë, Ukaj tha se jam i bindur se në cilindo vend të kishte ndodhur një gjë e tillë, ku BE e klasifikoi si akt terrorist dhe vetë BE nuk ka një dokument zyrtar.

Është një kohë ku dihet autori, akuzat, janë dëshmi dhe video dhe tani Lajçak vjen të kthejë palët në dialog kur nuk kemi ende një dokument zyrtar nga ana e BE-së për hetimet e ngjarjes së Kosovës dhe ende nuk kemi asnjë sanksion të vendosur ndaj shtetit serb.

Duhet ti shtyjë përpara në raport me Kosovën por kjo është e tmerrshme me e dëgjuar por gjithsesi duhet të bëjmë përpjekje për ti realizuar marrëveshjet dhe për finale duhet të jetë dhe zbatimi i anotacionit për komunat serbe. Ai tha se këto problematika kërkojnë hapa konkrete nga BE.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy