
Një studim shkencor i kryer në Universitetin e Pensivalisë ka zbuluar kohëzgjatjen ideale për një raport seksual.
“Sa më e vështirë, aq më mirë" është një mit që nuk pasqyron aspak realitetin.
Përfundimi i arritur nga ekipi i mbi 50 psikologëve, mjekëve, infermierëve dhe terapistëve seksualë, të gjithë anëtarët e një shoqate për terapi seksuale dhe kërkime (Sociedad para la Terapia y la Investigación Seksuale) është padyshim befasues, ose të paktën krahasuar me atë që gjithmonë kemi besuar. Sipas studimit kohëzgjatja ideale për seks është 13 minuta, nga momenti kur penetrim fillon deri në orgazëm.
Raúl Padilla, një psikolog seksual, shpjegoi për Cosmopolitan Es se "problemi më i zakonshëm në lidhje me kohëzgjatjen e marrëdhënieve seksuale është shumë i zakonshëm mes partnerëve”.
Meshkujt kanë periudha të ndryshme të lidhura me kënaqësinë sesa gruaja, por 13 minuta është koha ideale që të dy partnerët të gjejnë ritmin e duhur dhe të dy të ndiejnë kënaqësi së bashku.
Por eksperti nuk përjashton as faktin se nga një raport i shkurtër mund të arrihet e njëjta kënaqësi ndonjëherë:"Gjatësia ideale e marrëdhënies seksuale është ajo që i përshtatet më së miri realitetit që na rrethon: një marrëdhënie e shpejtë dy-minutëshe në një mjedis seksual, por të ndaluar, mund të jetë po aq tërheqëse".



