Ylli show bizit Kim Kardashian ka bërë një rikthim të papritur në botën e ekranit për kalendarin e revistës “LOVE”.
36-vjeçarja ka qëndruar e tërhequr nga vëmendja publike qëkur u mbajt me dhunë në Paris dhe iu vodhën stoli në vlera milionëshe.
Sidoqoftë, ajo tashmë është rikthyer për t’u shfaqur seksi, si gjithmonë, ndërsa në video vjen me një pallto dhe pastaj tregon trupin me të brendshme.
Pos kësaj, Kim ka pasur probleme edhe në jetën martesore, pasi burri i saj, Kanye West, u shtri në spital.
Por revista në fjalë ka angazhuar disa prej bukurosheve më të njohura, të cilat kanë rikthyer skena të ndryshme filmike, apo pjesë videove muzikore.
Disa nga bukuroshet tjera që kanë xhiruar klipe për këtë video-kalendar janë edhe Rita Ora, Irina Shayk, Bella Hadid, Heidi Klum, Doutzen Kroes e Barbara Palvin.



