
Të hënën, ora 11 e 30, Partia Demokratike e Rithemelimit ka thirrur protestë para Kryesisë së Kuvendit, ku Këshilli i Mandateve do të shqyrtojë kërkesën e SPAK për autorizimin nga Kuvendi për arrestimin e ish-kryeministrit Sali Berisha.
Kërkesa vjen pasi SPAK ka kërkuar ndryshimin e masës nga detyrim paraqitje në arrest shtëpie për Berishën i cili për 3 herë radhazi nuk iu bind urdhrit të Gjykatës për tu paraqitur para oficerit të policisë gjyqësore, për dosjen e privatizimit të kompleksit Partizani.
Grupi i deputetëve të Bardhit është i pavendosur nëse do të marrë pjesë në këtë protestë apo jo, edhe pse kanë deklaruar se për aksionin parlamentar janë bashkë me Berishën.
Grupi parlamentar ka vendosur si kusht ngritjen e 3 komisioneve hetimore parlamentare në këmbim të votës pro për arrestimin e ish-kryeministrit.



