Veliaj, Xoxa dhe 5 biznesmenët nesër në 8:30 në gjykatë, njihen me masën e sigurisë (VIDEO)

Veliaj, Xoxa dhe 5 biznesmenët nesër në 8:30 në gjykatë, njihen me masën e sigurisë (VIDEO)

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj dhe bashkëshortja e tij Ajola Xoxa, do të paraqiten nesër në mëngjes në orën 08:30, për caktimin e masës së sigurisë.

Po ashtu në seancë do jenë edhe 5 biznesmenët, Elman Abule, Gentjan Sula, Meriman Palushi, Fatmir Bektashi dhe Shkelqim Fusha, që janë në “detyrim paraqitje”.

Në një raportim për MCN Live gazetari Arsen Rusta bën me dije:

"Me kërkesë të SPAK-ut, gjykata ka caktuar nesër në 8:30 seancën për masën e sigurisë, ku Veliaj, bashkëshortja e tij Ajola Xoxa, Elman Abule, dhe 5 biznesmenët kanë detyrimin të jenë para gjykatës.  Do jetë një seancë maratonë. Prokuroria do ketë të njëjtin qëndrim, masat të jenë të pandryeshueshme".

Në një njoftim për mediat GJKKO thotë:

"Duke patur parasysh interesin që ka në media dhe në publik procedimi penal nr. 27, i vitit 2024, rregjistruar nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në ngarkim të personave nën hetim Erjon Veliaj, etj…, ju njoftojmë se seanca e marrjes në pyetje për personat nën hetim Erjon Veliaj, Ajola Xoxa, Elman Abule, Gentjan Sula, Meriman Palushi, Fatmir Bektashi dhe Shkelqim Fusha për të verifikuar kushtet dhe kriteret e caktimit të masës dhe nevojat e sigurimit është caktuar me datë 12.02.2025, ora 08:30".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy