
I dënuar për një vrasje që nuk e kishte bërë Valentino Dixon gjeti ngushëllim në art.
Që fëmijë atij i pëlqente të vizatonte, ndaj i përdori skicat e tij si një mënyrë për t’i ikur realitetit të vështirë të burgut. Ai ishte dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen me armë të një burri Buffalo më 1991.
Art u bë shpëtimi i tij dhe ai vizatonte 10 orë në ditë.
Reputacioni i tij u rrit gjersa iu kërkua të vizatonte foton e gropës së 12-të kampionatit të golfit “Augusta National”.
Dixon-i nuk qe marrë me golf, por imazhet plot jetë të barit të blertë, lulet dhe pemët e frymëzuan.
Në prill të 2019-ës, Dixon-i u shfajësua pas 27 vjetësh burg dhe u ftua të merrte pjesë prej vërteti në fushën e golfit që e kishte vizatuar vetëm duke e përfytyruar.



