Mati: Për të kuptuar si jemi ne dëgjo një seancë të Kuvendit të Shqipërisë!

Mati: Për të kuptuar si jemi ne dëgjo një seancë të Kuvendit të Shqipërisë!

Duke folur në emisionin “Arnautistan” në MCN TV gazetari Ilir Mati veçoi gjuhën shqipe si një nga gjërat më të bukura të botës shqiptare.

Mati tha se për të kuptuar si jemi ne, shqiptarët, mjafton të dëgjosh një seancë plenare të Kuvendit të Shqipërisë.

Më duken këto mediat sociale, Facebook e këto, si kafja e madhe e Shkodrës. Mendoj që akoma s’i kemi kuptuar mirë këto 110 vjet të shtetit shqiptar. Nëse do të kuptosh si jemi ne dëgjo një seancë plenare të Kuvendit të Shqipërisë. Kur themi na përfaqësojnë, s’ka diskutim, por na përfaqësojnë mirë, apo na përfaqësojnë keq... Edhe në gazetari kam parë një gjë, ligjin dhe zbatimin e ligjit. Që në 94 kam regjistruar në shoqatë të gazetarëve të lirë dhe që në atë kohë ka dy anëtarë. I dyti është Igli Pustina. Shpesh dëgjojmë shprehjen i pavarur. Më ka pëlqyer konstatimi i dikujt, i pavarur për ta zgjedhur se ku do varet”.

Ndërsa pyetet se cila është gjëja më e bukur në Shqipëri, Mati thotë:

Gjuha e para, është brilante. Kam bërë një provë, kur erdhën kosovarët në Kukës, mora një autobus. I afrohem një autobusi të Sarandës ku hipën disa familje nga Mitrovica, dhe i kam ndjekur dhe jam kuptuar mrekullisht. Kam arritur në përfundimin që të folmet në Shqipëri kanë minimumin e mundshëm për t’u quajtur dialekte. Dialektet në Shqipëri janë dogmë. Po të shikosh Buzukun, s’ka dialekte Buzuku, s’e them unë por ai që e ka studiuar Çabej. Çështja e dialekteve ka lindur pas revolucionit grek. Ka fshatra në Itali që s’merren vesh”.

Lidhur me të huajit që vijnë në Shqipëri, Mati tha se:

Janë super të kënaqur. Ikin me mbresa. Për latinët Shqipëria ishte paese delle grazie (vendi i të mirave). Femra në këtë territor ishte e lirë, sepse kishte të drejtën trashëgimisë”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy