Kuvendi i djeshëm i PD-së, u finalizua me përjashtimin e Sali Berishës nga organet drejtuese të të djathtëve.
Kësisoj, ashtu siç e kërkon edhe procedura, organi më i lartë vendimmarrës brenda Partisë Demokrati, Këshilli Kombëtar, pritet të mblidhet rreth mesditës së sotme.
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha pritet të bëjë sot publikë emrat e 5004 delegatëve që sipas tij ishin në Pallatin e Kongreseve dhe iu bashkuan thirrjes së Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike.
Qëllimi parësor i mbledhjes së sotme do të jetë rishikimi dhe vula përfundimtare, për vendimet që ka marrë Kuvendi i djeshëm.
Megjithatë me dy Kuvende të zhvilluara në shtatë ditë, situata brenda PD-së mbetet e paqartë.
Përmbyllja e “duelit Berisha-Basha” sakaq, duket ende shumë e largët.



