Një agjent i FSO,(Shërbimi Federal i Sigurisë) i cili merret gjithashtu me sigurinë e Presidentit Vladimir Putin, u vetëvra brenda mureve të Kremlinit duke qëlluar veten me armë.
Mediat vendase bëjnë me dije se bëhet fjalë për agjentin Mikhail Zakharov, i cili shërbente në departamentin e pestë të shërbimit, i ngarkuar me mbrojtjen e presidentit.
Agjencia shtetërore e lajmeve Tass konfirmoi incidentin, por mohoi që agjenti të ishte pjesë e grupit të rojeve të Putinit. Sipas kolegëve të Zakharov, gjesti ekstrem është i lidhur me kushtet e lodhshme të punës.



