Bastet sportive, shtrëngohet lufta e qeverisë ndaj tyre

Bastet sportive, shtrëngohet lufta e qeverisë ndaj tyre

Burime nga Drejtoria e Policisë Tiranë konfirmojnë se më datë 9 janar është ndaluar qytetari Ilir Dokle, i cili është pyetur në lidhje me rolin e tij në organizimin e basteve sportive në vend. Dokle është aksioner i Eccobet, shoqëria kryesore e basteve sportive deri më 31 dhjetor, por njëherazi është dhe programuesi kryesor në Shqipëri për plataformat e basteve online. 

Ndalimi i tij vjen në një moment kyç të luftës së qeverisë "Rama" me bastet ilegale online. Dokle ka dhe një shoqëri tjetër, Trinissoft, e cila merret pikërisht me zhvillimin e sistemeve të basteve. Pas 4 orësh pyetje, Dokle është lëshuar për t’u ndjekur më pas në gjendje të lirë nga Drejtoria për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar.

Autoriteti i Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit (AMLF) ka reaguar së fundmi në bashkëpunim me AKEP-in për bllokimin dhe ndalimin e faqeve të internetit, që mundësojnë zhvillimin e basteve sportive online. 

Ndalimi i Dokles është një përshkallëzim në këtë betejë dhe konfirmon vullnetin e qeverisë në këtë drejtim, duke qenë se platformat dhe sistemet e basteve sportive janë motori që fshihet pas faqeve online. Burime nga Drejtoria e Policisë sugjerojnë se në Shqipëri operojnë të paktën tre shoqëri të tilla.

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy