As presidenti i ri amerikan duket se nuk ka ndërmend të ndërrojë mendje për tarifat ndaj BE-së.
Administrata e Biden mban, të paktën për momentin, tarifat shtesë për disa produkte evropiane që hynë në fuqi në 12 janar si pjesë e mosmarrëveshjes midis Boeing dhe Airbus.
"Për momentin nuk ka nevojë të rishikohen këto sanksione tregtare”, thotë Shtëpia e Bardhë.



